Politika 2026-08-24 13:29:00 Nga VNA

Kur propagandën nuk e ha as ministrja e arsimit, Kumbaro bëhet me turp nga shfaqja e Diellës

Ndaje në Whatsapp

Kur propagandën nuk e ha as ministrja e arsimit, Kumbaro bëhet me turp

Mbledhja e qeverisë në Pogradec ka dhënë një nga ato skena ku kufiri mes teknologjisë inovative dhe meksikanizimit të propagandës politike është fshirë tërësisht.

Në pamjet e shpërndara nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë maratonës përgatitore, vëmendjen nuk e morën sfidat e arsimit apo bilancet shtetërore, por një moment sa komik aq edhe domethënës. Në ekranin gjigant përballë tryezës shfaqet "ministrja virtuale" Diella, e veshur me kostum tradicional, e cila pyetet nga Rama se çfarë mendimi ka për ministren e re të Arsimit, Mirela Kumbaro.

Përgjigjja e inteligjencës artificiale? Një lavdërim i kopshtur me mjeshtëri prej "punonjëseje me eksperiencë", ku algoritmi derdh superlativa për kolegen e saj prej mishi e kocke.

Por ironia më e madhe e skenës nuk qëndron te kodi i Diellës, por te reagimi i vetë Kumbaros. Siç duket qartë në foto:

Dorë mbi fytyrë dhe e qeshur e mbytur: Ministrja e Arsimit kapet nga kamerat duke mbuluar fytyrën me dorë, e përfshirë nga një e qeshur që mezi po e mban.

Autokritikë apo vetëdije? Skena lë shumë pak vend për dyshim: kur edhe vetë protagonistja e këtij "show" teknologjik nuk i reziston dot absurditetit të situatës, është e qartë se sa artificialisht i ndërtuar është ky dialog.

Pasi iu servir publikut Diella si "shpëtimtarja" e kabinetit dhe imazhi i Shqipërisë digjitale, duket se edhe brenda radhëve të kabinetit e kanë të vështirë ta marrin seriozisht kolegen e tyre prej pikselash. Kur një ministre qesh me mburrjet që i bën një avatar i programuar nga vetë qeveria ku ajo bën pjesë, propaganda e humbet shkëlqimin dhe kthehet në një skeç komik.

Teknologjia mund të shkruajë fjalime superlative, por reagimi spontan i Kumbaros provoi se realiteti s'mund të modifikohet aq lehtë me algoritëm.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news