Politika 2026-08-24 12:50:27 Nga VNA

Berisha zbulon “rregullin” e ri të PD: Bojkoti i Parlamentit është i ndaluar me statut

Ndaje në Whatsapp

Berisha zbulon “rregullin” e ri të PD: Bojkoti i Parlamentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se përballja e opozitës me qeverinë do të vijojë, por përjashtoi mundësinë e bojkotimit të Parlamentit.

Në konferencën për mediat, Berisha u shpreh se PD e ka të përcaktuar në statutin e saj se bojkoti i Parlamentit nuk lejohet. Sipas tij, mosmarrja pjesë në një apo disa seanca mund të jetë pjesë e aksionit opozitar, por nuk duhet të konsiderohet bojkot apo largim nga Kuvendi.

“PD, siç e dini, e ka të përjashtuar me statut bojkotin. E ka të përjashtuar. Natyrisht, të gjitha qëndrimet e tjera janë në tryezë, përveç bojkotit. Bojkot ne nuk bëjmë. Në qoftë se ne nuk marrim pjesë në një seancë apo dy seanca, këto s’janë bojkote, këto janë krejt tjetër, por ne vendim për t’u larguar nga Parlamenti nuk marrim”, tha ai.

Deklarata e Berishës vjen ndërsa demokratët paralajmërojnë vijimin e aksionit të tyre kundër mazhorancës, por pa e çuar atë deri te braktisja e mandateve parlamentare.

Megjithatë, kjo deklaratë sjellë në kujtesë vitin 2019, kur PD ndërmori hapin shumë më radikal të djegies së mandateve parlamentare. Por sot mësojmë se bojkoti qenka i ndaluar edhe me statut. Mbetet vetëm të kuptohet nëse kjo pikë është shtuar pas aventurës së vitit 2019, apo në atë kohë demokratët kishin vendosur të bojkotonin edhe vetë statutin e partisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news