Politika 2026-08-20 16:02:52 Nga VNA

PD mbledh më 27 gusht Këshillin Kombëtar për “modernizimin” e radhës: Teknologji e re, figura të vjetra

Ndaje në Whatsapp

PD mbledh më 27 gusht Këshillin Kombëtar për

Partia Demokratike do të mbledhë më 27 gusht Këshillin Kombëtar, ndërsa në qendër të diskutimeve do të jetë një togfjalësh që demokratët e kanë përdorur jo pak gjatë viteve të fundit: modernizimi i partisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 18:00 në selinë qendrore, pritet të paraqitet dhe miratohet platforma për modernizimin e brendshëm të PD-së dhe zhvillimin e infrastrukturës së saj digjitale. Në letër, demokratët synojnë përditësimin e organizimit, forcimin e strukturave dhe përdorimin më të madh të teknologjisë në funksion të aktivitetit politik.

Por ndërsa fjalori tenton të bëhet gjithnjë e më modern, mbetet për t'u parë se sa moderne mund të bëhet një parti kur në skenën politike vijojnë të dominojnë thuajse të njëjtat figura, të njëjtat përplasje dhe, mbi të gjitha, të njëjtat forma të aksionit opozitar.

PD ka kaluar vitet e fundit nga “ristrukturimi” te “riorganizimi”, nga “hapja” te “bashkimi” dhe tashmë te “modernizimi”, por problemi kryesor i opozitës nuk duket se ka qenë mungesa e terminologjisë së re. Rezultatet elektorale dhe pamundësia për të zgjeruar ndjeshëm bazën përtej elektoratit tradicional tregojnë se sfida është shumë më e madhe sesa infrastruktura digjitale apo mënyra se si organizohen strukturat.

Edhe aksioni politik vijon të mbështetet kryesisht te protestat, denoncimet dhe përplasjet me mazhorancën, një formulë e provuar vazhdimisht, por që deri tani nuk ka prodhuar përmbysjen politike që demokratët kërkojnë.

Dhe koha nuk është e pakufizuar. Me zgjedhjet e ardhshme lokale që afrohen, PD vijon të jetë në fazën e “ripërtëritjes”, ndërsa pikëpyetja është nëse këtë herë modernizimi do të prekë vetëm teknologjinë dhe organizimin e brendshëm, apo edhe mënyrën se si opozita kërkon t'u ofrojë votuesve një alternativë.

Sepse kompjuterët, platformat dhe infrastruktura digjitale mund të modernizohen relativisht shpejt. Më e vështirë duket të modernizohet një parti kur politika vazhdon të luhet me të njëjtin skenar dhe me pothuajse të njëjtët protagonistë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news