Politika 2026-08-24 12:13:22 Nga VNA

Shteti si seli partie, kur vila qeveritare kthehet në vatër politike, shpërdorimi që neglizhohet....

Ndaje në Whatsapp

Shteti si seli partie, kur vila qeveritare kthehet në vatër politike,

Njoftimi i shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Partisë Socialiste për takimin e zhvilluar në Pogradec, ku Kryeministri Edi Rama u mblodh me të deleguarit politikë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare për të diskutuar dokumente brendapartiake si “BESA” dhe “Prania Besnike”, nxjerr në pah një problematikë të përsëritur në kulturën politike shqiptare: fshirjen e kufirit mes shtetit dhe partisë në pushtet.

PS, e dinte se takimi ishte partiak, ndaj njoftimet për shtyp nuk i ndau përmes kanaleve qeveritare, por përmes grupeve të komunikimit të vetë PS. (siç duket në foton në vijim). 

Për sa kohë që vetë e majta e pranon përmes njoftimeve zyrtare partiake se aktiviteti është tërësisht i natyrës politike dhe organizative të PS-së, shfrytëzimi i logjistikës shtetërore përbën shkelje direkte të parimit të barazisë në garën politike.

Përdorimi i Vilës Qeveritare në Pogradec për mbledhje partiake shndërron një pronë publike, të mirëmbajtur me taksat e të gjithë qytetarëve, në një seli dytësore partie.
Angazhim i stafit të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për mbulimin e shërbimit dhe ushqimit për një strukturë partiake përbën keqdorëzim të burimeve njerëzore dhe financiare të shtetit.

Pyetja hipotetike nëse opozitës do t'i lejohej shfrytëzimi i të njëjtave ambienteve qeveritare për mbledhjet e saj të drejtuesve të komisioneve parlamentare apo grupit parlametar, qoftë edhe përmes pagesës?

Qartazi jo. Këto janë abuzime dhe favora që i takojnë vetëm kryeministrit. 

Prania e standardeve të dyfishta ku partia në pushtet e trajton pronën publike si pronë private krijon një avantazh të pamerituar dhe cenon integritetin institucional.

Përzierja e funksionit të Kryeministrit me atë të Kryetarit të Partisë në ambiente shtetërore nuk është thjesht një paqartësi logjistike, por një shpërdorim institucional që dobëson besimin e publikut te paanësia e aparatin shtetëror.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news