Kronika 2026-04-30 15:49:00 Nga VNA

Përfitoi tendera nga ARRSH/ Apeli i GJKKO liron nga qelia biznesmenin Elvis Lami

Ndaje në Whatsapp

Përfitoi tendera nga ARRSH/ Apeli i GJKKO liron nga qelia biznesmenin Elvis

GJKKO liron nga paraburgimi biznesmenin Elvis Lami, i akuzuar se përfitoi tendera nga ARRSH, me ndihmën e ish-drejtorit Evis Berberi, po i arrestuar dhe në proces gjyqësor.

Lami ishte arrestuar në muajin mars të vitit 2024, por me një vendim të dytë po të Apelit të GJKKO ishte rikthyer në qeli. SPAK pretendonte se kishte prova të mjaftueshme dhe përgjime se si ishin përfituar tenderët dhe dyshimet për aferat korruptive. Vendimi i kthimit në qeli ndaj tij ishte marrë më 25 korrik 2024, kurse sot ëhstë liruar pasi iu revokua masa e sigurisë “arrest me burg”, pas kërkesës së palës mbrojtëse.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 30.04.2026, disponoi për çështjen penale nr. 119 akti, datë 22.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit E.L, “Ankim kundër vendimit nr. 233 akti, datë 19.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhënë ndaj shtetasit E.L me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në një masë tjetër më të butë, si ajo e “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Garancia pasurore”, në vlerën që gjykata mund të vlerësojë të drejtë për plotësimin e nevojave të sigurimit”, si vijon:

1. Ndryshimin e Vendimit 233 Regjistri Themeltar, datë 19.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Revokimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj Z. E.L të caktuar me Vendimin nr. 21 Akti, datë 13.03.2024 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i Z. E.L nga paraburgimi, nëse liria e tij personale nuk kufizohet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

4. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

5. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 30.04.2026.

Video

Një tortë ditëlindjeje e dekoruar me një lak në formë litar: ky është “dhurata” që ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, mori nga bashkëshortja e tij, Ayala. Gjesti është një referencë ndaj ligjit të diskutueshëm për dënimin me vdekje të terroristëve palestinezë, për të cilin lideri i ekstremit të djathtë ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm. “Urime ministrit Ben Gvir, ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”, shkruhej mbi tortën që iu dorëzua gjatë festës, pamje të së cilës janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Nëse nuk jeni mësuar me sherre në Korçë, sot PD ja ka dalë t’i sherros si rrallëherë korçarët me njëri tjetrin. Momente nga procesi i dështuar i votimit për kryetarin e degës së PD-së në këtë qytet

Vijojnë debatet për zgjedhjen e kreut të PD dega Korçë, ku u përfshi edhe deputeti i PD, Fidel Kreka. Procesi i votimit u pezullua dy herë pasi disa persona tentuan të votonin pa figuruar në listat e anëtarësisë ose pa dokument përkatës. Ivi Kaso tha se gjithçka lidhet me zbatimin e rregullave, ndërsa kandidati Harito Zoto kundërshtoi, duke theksuar se shumë anëtarë mungojnë padrejtësisht nga listat.

Një pjesëmarrje masive, sipas traditës së Koresë së Veriut: në pamje shihet takimi publik mes liderit Kim Jong-un dhe përfaqësuesve të Lidhjes Rinore të partisë në pushtet në Phenian. Shtrëngime duarsh, përqafime, foto dhe duartrokitje nga tribunat. Bëhet fjalë për kongresin e njëmbëdhjetë të Lidhjes, një tubim politik që zhvillohet çdo pesë vjet dhe synon mobilizimin e qytetarëve të moshës 14 deri në 30 vjeç.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news