Kronika 2026-05-09 10:20:00 Nga VNA

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, synon lirimin nga burgu

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, synon lirimin nga burgu

Pas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë për masat e sigurisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili po gjykohet për 13 akuza penale i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë.

Ai kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të lehtë, sikurse është lirimi përmes garancisë pasurore apo detyrim për paraqitje.

Ndërsa SPAK këmbëngul që ai të mbahet në paraburgim se ka rrezik të prishë provat dhe intimidojë dëshmitarët.

Veliaj po gjykohet në GJKKO për akuzat e korrupsionit, pastrimt të parave, fshehjes së pasurisë e shpërdorimit të detyrës.

Video

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news