Rajoni 2026-08-29 14:59:00 Nga VNA

Gjenerali shqiptar Rahim Ademi reagon pas vdekjes së Mlladiçit: Nuk ishte fare ushtar, ‘guximin’ e tregoi vetëm ndaj civilëve

Ndaje në Whatsapp

Gjenerali shqiptar Rahim Ademi reagon pas vdekjes së Mlladiçit: Nuk

Gjenerali shqiptar që shërbeu në ushtrinë kroate, Rahim Ademi, ka reaguar pas vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiç, duke deklaruar se ai nuk tregoi aftësi ushtarake në fushën e betejës.

“Mund të them se ai nuk ishte fare ushtar. Ai kurrë nuk i tregoi aftësitë e tij ushtarake në luftë. Tregoi ‘guxim’ vetëm ndaj civilëve të pafajshëm, duke vrarë civilë dhe njerëz që ishin të paarmatosur”, u shpreh Ademi në një intervistë për mediat kroate.

Ademi dhe njësitë nën komandën e tij ishin përballur me forcat serbe të drejtuara nga Mlladiç pranë Shibenikut, në Kroaci, në shtator të vitit 1991.

Duke kujtuar atë periudhë, gjenerali shqiptar e lidhi vlerësimin e tij për Mlladiçin me rolin që ish-komandanti serb pati gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news