By Eda Zari
There is a strange tendency today to confuse noise with change.
Frank Zappa understood this long ago when he said with his spicy irony that the human mind works like a parachute: it must be open, otherwise it simply falls!
In our reactionary culture, in a society where the megaphone is often used not as a tool to awaken conscience, but as an ego ornament for those who want to appear to be doing something, by beating down those who are not shouting in the same tone and tone as them. It is not uncommon in our public space for the spirit of judgment to rush faster than understanding.
Recently, I saw how my image was placed next to some of the most worthy names and representatives of our culture, classical music artists (sopranos, violinists, etc.) on world stages, (I am not publishing screenshots of the post with our photos and names, so as not to echo and recycle the same lightning bolt).
They are placed in the flash - people who have raised the dignity, name and values of Albania to the highest peaks, never hiding where they come from, but proudly insisting on their roots. People who did not give their career and name to anyone, but built it with talent, discipline and hard and independent work.
What leaves me with a bitter taste is not the comparison with them - on the contrary, it is an honor to be in a row with these colleagues. The bitterness lies in the way in which these figures and images are used as a "background" or as a target in digital flash (often even by anonymous and fake profiles), with the aim of feeding moral judgments on the form or reaction of the artist.
However, this mentality of - public trial - is not new. It is simply an unhealed rudiment that today has changed form and has been digitalized. In 1972, a tragicomic lightning bolt appeared on the walls of the dictatorship, targeting none other than Lasgush Poradeci - the poet of the stars, the man whose book had body and whose word had blood. Do you know what his "crime" was? He had kept a book from the national library beyond the deadline. And for this they publicly crucified him for - violation of proletarian discipline - and threatened him with the Criminal Code.
Those who had not read and understood a single deep line in their lives dared to morally judge the genius. Today, the words - proletarian discipline - have been replaced with "civic duty" according to the personal sofa box, and the "wall of our village" has been replaced with the wall of Facebook, Insta & CO.
Vij tek fletrrufetë e sotme ... Fakti që një artist, shkencëtar apo akademik nuk marshon në një shesh dhe hap me “ty”, nuk të pajis aspak me licencën e “sekretarit të këshillit” për t'i ngjitur fletrrufenë askujt. Kjo nuk dëshmon vigjilencën “tënde” për atdheun, por thjesht bën një bazoreliev të kufijve të padijes “sate”. Çapi yt nuk është çapi im, ashtu si megafoni yt nuk mund të jetë instrumenti im. Angazhimi ndaj natyrës dhe halleve të kësaj shoqërie nuk është një kolonë ushtarake që marrshonte në paradën e 1 majit, ku të gjithë duhet të bërtasin “… jemi gati kurdoherë”. Për fat të mirë, liria e vërtetë e reagimit refuzon hapin e brigadës, ajo ka kacafiu shtigje e modele rezistence - dhe asnjëri prej tyre nuk kalon nga gjyqi i divanit “tënd”.
Kur një shoqëri fillon e detyron dikë për të shkarkuar frustrimin e vet, ose pret që akademiku, shkencëtari apo artisti të bëhet "hero" me urdhër, është e udhës të kujtojmë dialogun e famshëm nga drama "Jeta e Galileut" e Bertolt Brechtit. Te "Jeta e Galileut", Brechti nuk bën thjesht teatër idesh por b´za një nga patologjitë më me përvojë të shoqërisë njerëzore.
Kur Andrea - me atë mllefin e djaloshit që kërkon martirë për t’iu rregulluar bota - i ulëret Galileut: "Fatkeq është ai vend që nuk ka heronj!", shkencëtari i plakur, i lodhur nga inkuizicioni e nga patetizmi i turmës, i kthen përgjigjen që therr si brisk:
"Jo. Fatkeq është ai vend që ka nevojë për heronj."
Këtu nis e zbërthehet e gjithë enigma. Pse na qenka fatkeq një vend që ka nevojë për heronj?
Sepse kërkesa për heronj është, në thelb, një dëshmi e falimentimit të punëve të përditshme. Kur një shoqëri nuk i ka ujdisur hallet as përpunuar gjithë traumat e totalitarizmit si duhet - kur ligji bëhet llastik belevrekësh, kur e vërteta shitet në pazar e kur puna e ndershme e çdo dite nuk bën fajde - atëherë shoqëria nis e kërkon "shpëtonjës". Kërkon dikë që të bëhet kurban në vend të saj. Kërkon një figurë që të ngjitet te foltorja apo te sheshi, të mbajë megafonin e të marrë goditjet e të gjithëve, ndërsa të tjerët rrinë te pragu i shtëpisë e bëjnë sehir me duar në xhepa ose shkojnë tek stadiumi me atë globin në mejdan!
Qysh prej vitit 2013 e deri sot, sëbashku me aristë si Elina Duni, Linda Rukaj, Vlashent Sata, Ilir Bajri, Erjon Zaloshnja, ASLV, Klejdi Eski, e shumë kolege të vyer nga fusha të ndryshme të shkencave, aktivistë vendas e nga diaspora, historian, krijues të artit pamor etj, kemi qenë ndër të parët që organizuam koncerte e nisma sensibilizuese plotësisht paqësore, me këllqet tona, pa asnjë interes politik, pa asnjë parti apo fond partiak pas krahëve, por vetëm me thirrjen e ndërgjegjes. Kur nisëm aksionin (këngën "Lum lumi i lirë") për mbrojtjen e Vjosës dhe Valbonës, nuk pamë “lumenj njerëzish” të ngriheshin e të rreshtoheshin në shesh. Nuk kishte as turma masive që të insistonin për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, e as kur duhej të sensibilizonim urgjentisht publikun kundër mbetjeve të armëve kimike.
Atëbotë, e njohëm mirë se si funksionon - lehtësia e gjykimit mediatik e shoqëror na etiketoi me ironi e qesëndi nëpër pseudodebate televizive se "vijnë këta të diasporës, i këpusin një tralala dhe ikin të pinë kafe në Paris".
Ne e dinim se realiteti ishte tërësisht ndryshe - ishin vite të tëra rezistence, përpjekjesh brenda e jashtë vendit, përbaltur me shantazhe, përbuzje thjesht për të mbrojtur të drejtën e tokës, lumenjve - Vjosës, Valbonës, ajrit, tokës dhe dinjitetit tonë.
Por a e dini se çfarë ka qenë më e rëndësishmja në të gjithë këtë rrugëtim dekadash? Etika e komunikimit. Kur shumë nga kolegët tanë nuk iu përgjigjën thirrjes sonë për t'u bërë bashkë në ato koncerte, askush nga ne nuk doli me "fletrrufe" për t'i akuzuar. Askush nuk ua bëri fotot - "tag" në Facebook e nuk doli t'u thotë: "Pse heshtni? Pse s´na bashkoheni?"
Pse nuk e bëmë? Sepse e mirëkuptuam hallin, presionin e përditshëm, frikën e ndoshta edhe zgjedhjen e secilit. Sepse e dinim që përplasja mes artistëve nuk lind nga mungesa e dashurisë për vendin, por nga format e ndryshme se si zgjedhim ta shprehim atë. Ne nuk e ndërtuam kurrë aktivizmin tonë duke krijuar hasmëri mes atyre që janë "këtu" e atyre që janë "atje", mes atyre që mbajnë megafon e atyre që këndojnë për tokën në heshtje.
E megjithatë, ka një ironi të thellë e të hidhur sot te ata që dalin e kërkojnë llogari me foto e me parulla nëpër rrjetet sociale. Sepse një pjesë e mirë e atyre që sot presin që artistët t'u lajnë ndërgjegjen, u ngjajnë pikërisht asaj poeme të Martin Niemöller´it pas luftës së dytë botërore:
"Kur erdhën për komunistët, unë heshta - sepse nuk isha komunist.
Kur erdhën për sindikalistët, unë heshta - sepse nuk isha sindikalist.
Kur kapën çifutët, unë heshta - sepse nuk isha çifut.
Kur erdhën për mua, nuk kishte më asnjeri që të protestonte."
Sot, kjo protestë e kjo lëvizje qytetare që shohim ka një rrjedhë me degëzime të shumta hallesh e formash - që nga flamingot e pelikanët, te kartonët e këpucëve të shkruar me dorë, e deri te artikulimi analitik e filozofik. Dhe kjo është një pasuri e jashtëzakonshme.
Këtu nuk ka dhe nuk duhet të ketë monopol apo model uniform reagimi. George Steiner na kujton se - njeru artist - e dëshmon kohën e vet jo duke u pozicionuar në fronte ditore nga presioni i turmës, por duke krijuar vepra dhe aksione që ruajnë dinjitetin e njeriut dhe të natyrës.
Le të japë pra secili formën e vet të reagimit. Le të b´zahet për hallet që mbart pragu dhe komuniteti i tij - aty ku di dhe si di më mirë.
Por një gjë duhet ta kemi të qartë: Ne nuk kemi nevojë për heronj me urdhër nga patronazhistët e rrjeteve sociale. Ne kemi nevojë për qytetarë që e kuptojnë se liria e tjetrit për të reaguar në formën e vet është thelbi i vetë lirisë. Dinjiteti i çdo kauze nuk matet me sa lehtë e vendos foton e kolegut në shënjestër, por me etikën, empatinë dhe respektin me të cilin ndërton bashkëjetesën në këtë pyllin tonë të madh që ka nevojë për çdo pemë, për çdo rrënjë, e për çdo zë.
Dhe po, Artisti do të ngrihet e do t'ia thotë këngës për të rizgjuar ndërgjegjen e për të ringritur shpirtin e rezistencës atëherë kur atij t'i flasë e vërteta, jo kur i vjen porosia me fletrrufe. Artisti do jap - Za - atëherë kur të mos trajtohet më si një "borgjez i lajthitur" nga një shoqëri që refuzon të kuptojë se natyra, toka, uji, ajri dhe dinjiteti janë po aq jetike sa vetë 'buka e gojës' dhe karrigia e punës.
Post Scriptum:
Dhe për ta bërë edhe më absurde akuzën mbi "heshtjen", po u kujtoj atyre që presin me gërshërë në dorë për të prerë fletrrufenë e radhës, se çfarë kam publikuar në këtë rrjet qysh më 9 qershor 2026, kur kjo frymë proteste po merrte hov:
"Krenari e re o njerëzit e mi! Pra ta dimë tanimë se kjo protestë nuk ka më nevojë për fushata ndërgjegjësimi, as për moralizimat tona. Sepse do kishte diçka artificiale te poezitë e recituara me porosi, te këngët e rreshtuara mirë, te mikrofonat, altoparlantët apo podiumet e ngritura nxitimthi. Domosdo, e vërteta nuk ka nevojë për skenografi. Në fakt, protesta e vërtetë është e bukur pikërisht sepse është organike - ashtu siç ishin Vjosa dhe Valbona dikur, me degë e delta që zgjidhnin vetë ku të rridhnin. A mundet dikush t'i vendosë rregulla rrjedhës së një lumi? Atëherë, hiç mos mendojmë se revolta e një populli ka nevojë për një regjisor!"
E kam thënë me zemër: Proud of your voice my Albania!
Not only have I not remained silent (on this blog you will also find current writings about power and the "Flamingo Revolution"), but I have predicted and rejected since then exactly what they are trying to do today with these flashpoints: the imposition of "compulsory podiums" and moralism! Because just as the river chooses its own bed where it will flow, so every citizen and every artist chooses their own form, voice and way of resistance, without anyone needing to make the protest appeal in the evening.
https://www.facebook.com/100044181951750/posts/1621604329322283/?mibextid=wwXIfr&rdid=EzoHu4wDRogWVk87#






















