Kronika 2026-08-13 13:53:59 Nga VNA

Elbasani nën pushtetin e flakëve/ Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi, rrezikohen banesat

Ndaje në Whatsapp

Elbasani nën pushtetin e flakëve/ Zjarri përfshin masivin pyjor

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal të Bashkisë Elbasan.

Rreth orës 13:00, shërbimi zjarrfikës i Elbasanit është njoftuar nga banorët për rënien e zjarrit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe po avancojnë në drejtim të zonës së banuar, duke e bërë situatën shqetësuese.

Menjëherë pas njoftimit, në terren janë mobilizuar forcat zjarrfikëse, strukturat e Emergjencave Civile dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Ndërhyrja vështirësohet nga terreni i thyer dhe sipërfaqja e madhe e përfshirë nga zjarri, ndërsa prioritet i forcave të angazhuara mbetet mbrojtja e banesave.

Shërbimi zjarrfikës i Elbasanit ka qenë i angazhuar intensivisht gjatë ditëve të fundit për përballimin e vatrave të zjarrit në territorin e bashkisë. Për shkak të situatës, shërbimet janë organizuar në dy zona për të mundësuar reagim sa më të shpejtë ndaj vatrave të reja.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën në vijimësi për shkak të afërsisë së flakëve me zonën e banuar dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin afrimin pranë vatrave të zjarrit dhe të zbatojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarrit në Lugaxhi vijon.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news