Editorial 2026-05-19 11:38:00 Nga VNA

Kujdestarja e peshkaqenëve përballë pyetjeve që nuk i kontrollon dot

Ndaje në Whatsapp
Kujdestarja e peshkaqenëve përballë pyetjeve që nuk i

Në dosjen e SPAK për ish-drejtuesen e AKSHI-t mund të lexosh çudira pafund. Madje duhet të jesh shumë i vëmendshëm për të ndarë të vërtetën nga legjendat urbane, sepse në këtë histori ato konkurrojnë denjësisht njëra-tjetrën. Por mes gjithë përgjimeve, kodeve, bisedave dhe justifikimeve, është një fjali që të mbetet në mendje më gjatë se të tjerat.

“Ke hyrë në një pishinë me peshkaqenë”, i thotë Mirlinda Karçanaj një tjetër zonje, Migena Shroder, kur flitet për tenderat e AKSHI-t.

Krahasim pak i nxituar. Peshkaqenët nuk mbahen në pishinë. Ata nuk menaxhohen, nuk zbukurohen me grim televiziv dhe as nuk disiplinohen me regji prime time. Dhe ndoshta ky ishte problemi më i madh i Mirlinda Karçanajt: nuk arriti t’i menaxhonte siç duhet peshkaqenët e saj.

Sot ajo kishte një mundësi shumë më reale sesa studiot e kuruara me drita, filtrat emocionalë dhe pyetjet e lexuara me kujdes. Doli nga SPAK-u, përballë gazetarëve, përballë kamerave, përballë njerëzve që pak ditë më parë i quajti, në intervistën me Grida Dumën, ata që “i kishin shkatërruar imazhin” dhe “e kishin goditur me gurë”.

Por sot nuk foli.

Asnjë përgjigje. Asnjë sqarim. Asnjë revoltë. Vetëm heshtje dhe largim i shpejtë.

George Orwell shkruante se gazetaria është të publikosh atë që dikush nuk do të publikohet; gjithçka tjetër është marrëdhënie publike. Dhe pikërisht aty qëndron dallimi mes konferencës së improvizuar emocionale në studio dhe përballjes reale me pyetjet.

Në televizor mund të qash, të ankohesh, të lexosh përgjigje të shkruara me kujdes dhe të mbështillesh me muzikë viktimizimi. Jashtë derës së SPAK-ut nuk ka skenar. Ka vetëm pyetje.

Me një imazh të kuruar deri në detaj, “kujdestarja e peshkaqenëve” u rikthye sërish në rolin e viktimës. Këtë herë pa ndihmën e Grida Dumës dhe pa parukerinë gjigande të gatshme të të krehë, të të grimojë dhe të ndërtojë një dekor aq artificial, sa edhe shqiptari më i palexuar e kupton se pisllëku që është brenda nuk mbulohet dot me asnjë truk estetik.

Sot Mirlinda Karçanaj e pati mundësinë t’u përgjigjej atyre që sipas saj e kishin “goditur me gurë”. Por preferoi të largohej pa folur.

Sepse në atë pishinën me peshkaqenë ku ajo është mësuar të notojë, nuk ka pyetje të vërteta dhe as përgjigje të vërteta. Ka vetëm heshtje, pazare, hajdutllëk dhe një maskarallëk të lodhur dylekësh.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news