Sociale 2026-07-29 18:33:00 Nga VNA

Drejtoresha e Spitalit të Vlorës i përgjigjet me video në Facebook denoncimeve të qytetarëve për mungesën e barnave dhe pajisjeve bazë

Ndaje në Whatsapp

Drejtoresha e Spitalit të Vlorës i përgjigjet me video në

Spitali Rajonal i Vlorës po përballet me denoncime të shumta nga qytetarët për mungesë medikamentesh bazë, por drejtuesit e tij kanë zgjedhur një rrugë tjetër për t'u përgjigjur: videot në rrjetet sociale. Ndërsa pacientët ankohen se u duhet të blejnë privatisht çdo gjë, që nga paracetamoli, aparatet e serumit, e deri te detergjentët apo kartelat infermierore, drejtoresha e spitalit, Mjaftesa Sulaj, publikoi një video nga farmacia e spitalit për të treguar se çdo gjë është në rregull.

Në një skenar që ngjan me një kopje të vizitave të ministres Sala, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, Mjaftesa Sulaj, zgjodhi t’u përgjigjet ankesave me një video nga farmacia e spitalit. E shoqëruar nga dy përfaqësuese të stafit dhe nën xhirimet e kamerës, drejtoresha konsumoi një bisedë ku pyetjet e saj përmbanin brenda vetë përgjigjen.

Më shumë sesa një kontroll real, i gjithë inspektimi ngjante me ato vizitat e dikurshme të brigadierëve në magazinat e komunizmit kur bëhej bilanci i prodhimit, ku drejtuesja pyste me sugjestion nëse "jemi ok me planifikimin" dhe stafi konfirmonte me bindje se "farmacia është e mbuluar me të gjitha barnat".

“Unë thjesht kam ardhur për një vizitë rutinë, për të parë ecurinë dhe për të parë vazhdimësinë. Sepse për shkak të fluksit që jemi, jemi dhe më shumë të predispozuar për një numër më të madh pacientësh dhe hapen më shumë kartela ditore. Ndaj dhe dua të bëja një inspektim se si po funksionojmë dhe si ne i furnizojmë pavionet”, shprehet ndër të tjera drejtoresha Sulaj.

Mirëpo, përtej kësaj propagande bajate me video ku nxirren në pah kartonat e ilaçeve, rëndësi ka ajo që u shërbehet pacientëve realisht në spital. Kartona e kuti mund të ketë me shumicë në magazinat e xhiruara, por barnat mungojnë në pavione. Para se të mundohet të bindë ndjekësit në rrjetet sociale, Sulaj do të bënte mirë të siguronte nevojat urgjente të spitalit, në mënyrë që qytetarët të mos detyrohen të denoncojnë mungesën e tyre.

Aq më tepër kur lista e nevojave nuk ndalet te medikamentet. Qytetarët denoncojnë se aparati i grafisë në Poliklinikë ka gati dy vjet jashtë funksionit, matja e densitetit kockor nuk punon, ndërsa shërbimi i pneumologjisë është zhdukur fare. Si për të plotësuar panoramën e degradimit, aparatet e grafisë në spital përdorin ende teknologjinë e vjetër të larjes së filmave me solucion, ndërsa një aparat tjetër grafie që punoi vetëm pak muaj, u la të amortizohej plotësisht vetëm sepse askush nuk u kujdes për një riparim me kosto minimaliste.

Prandaj, reality-show nga spitali nuk i shëron pacientët, të cilëve u mbetet përsëri të nxjerrin paratë nga xhepi te farmacia e parë përballe spitalit.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news