Sociale 2026-07-28 19:42:39 Nga VNA

90 sekonda errësirë në mes të ditës: Eklipsi diellor i gushtit që do të magjepsë Europën, ja ku do të shihet

Ndaje në Whatsapp
90 sekonda errësirë në mes të ditës: Eklipsi diellor i

Më 12 gusht, qielli do të errësohet për vetëm 90 sekonda, por spektakli astronomik pritet të tërheqë rreth 500 mijë turistë drejt Spanjës për të ndjekur një nga fenomenet më të rralla natyrore.

Eklipsi total i Diellit do të jetë i dukshëm në një brez rreth 300 kilometra të gjerë që shtrihet nga Groenlanda dhe Islanda deri në Spanjë e Portugali. Në Itali, ndërsa edhe në Shqipëri fenomeni do të jetë i pjesshëm, pasi Hëna do të mbulojë vetëm një pjesë të diskut diellor.

Në Spanjë, ku një eklips i tillë nuk është parë që nga viti 1905, rezervimet për hotele kanë nisur më shumë se një vit më parë dhe në disa zona çmimet kanë arritur deri në 1.200 euro për natë.

Faza e plotë e eklipsit do të zgjasë vetëm një minutë e gjysmë, por gjatë atyre çasteve temperatura do të bjerë, qielli do të errësohet sikur të ishte mbrëmje dhe do të bëhen të dukshme edhe yjet.

Sipas ekspertëve të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), një eklips total është një nga ngjarjet më të rralla që bashkon miliona njerëz duke vështruar njëkohësisht qiellin.

Autoritetet spanjolle po organizojnë festa, koncerte dhe pika të posaçme vëzhgimi larg ndotjes së dritës artificiale, ndërsa vizitorëve do t’u shpërndahen syze të certifikuara për vëzhgimin e sigurt të Diellit.

Ekspertët paralajmërojnë se radiografitë, xhamat e errët, fundet e shisheve apo syzet e zakonshme të diellit nuk mbrojnë sytë dhe nuk duhen përdorur për të parë eklipsin, pasi mund të shkaktojnë dëmtime serioze të retinës.

Pas këtij fenomeni, Europa do të ketë fatin të përjetojë edhe dy eklipse të tjera totale, më 2 gusht 2027 dhe 26 janar 2028, duke e kthyer këtë periudhë në një nga më të veçantat për adhuruesit e astronomisë.

Video

Gentian Gjyli paraqitet në SPAK për njoftimin e zgjatjes së afateve të hetimit deri në tetor nga ana e Prokurorisë. Ish kreu i ARRSH-së është bashkë i pandehur me Belinda Ballukun për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, e shoqëruar nga avokati i saj, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet ditën e sotme.

Dita e 59 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Dita e 59 e protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news