Bota 2025-09-03 10:49:00 Nga VNA

Trump shpërthen ndaj Xi Jinping pas paradës ushtarake në Pekin

Ndaje në Whatsapp
Trump shpërthen ndaj Xi Jinping pas paradës ushtarake në Pekin

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me zemërim pasi Kina u pa duke pritur aleatët e tij të fortë, presidentin rus Vladimir Putin dhe liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në një paradë ushtarake në Pekin.

Trump shpërtheu në rrjetet sociale të martën vonë, ndërsa në televizione transmetoheshin pamjet e takimit të udhëheqësve autoritarë me presidentin kinez Xi Jinping.

“Ju lutem, jepini përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit, ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump në një mesazh ironik drejtuar Xi-së.

Sipas një analize të CNN, dy tubimet e mëdha të kësaj jave në Pekin – me Rusinë dhe Korenë e Veriut – jo vetëm që theksuan afrimin e Kinës me kundërshtarët e SHBA-së, por gjithashtu u perceptuan si një fyerje personale ndaj presidentit amerikan.

Video

“Nuk ta fal!” Blerina Matraku reagon ndaj Adi Hilës: Familja ime është e gjunjëzuar

“Nuk ta fal!” Blerina Matraku reagon ndaj Adi Hilës: Familja ime është e gjunjëzuar

Protestuesit nuk kursejnë as deputetët e PD, i vihen pas Klevis Balliut: “Ku i ke banorët e Astirit?”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news