Bota 2025-09-02 15:41:00 Nga VNA

SHBA sanksione Moskës? Sekretari i Thesarit: Presidenti Trump vendos këtë javë

Ndaje në Whatsapp
SHBA sanksione Moskës? Sekretari i Thesarit: Presidenti Trump vendos

Presidenti Amerikan Donald Trump ka humbur durimin me homologun rus Vladimir Putin dhe administrata e tij pritet të marrë një vendim për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës brenda kësaj jave. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Scott Bessent, i cili në një intervistë për televizionin Fox News theksoi se Rusia ka shkelur zotimet e saj për paqe duke intensifikuar bombardimet mbi Ukrainën.

“Ai ka rritur në mënyrë të neveritshme fushatën e bombardimeve kundër Ukrainës. Presidenti Trump po shqyrton në mënyrë serioze të gjitha opsionet që ka në tryezë dhe do të ketë një vendim brenda kësaj jave nga administrata jonë,” u shpreh Bessent.

Deklarata e tij vjen vetëm pak ditë pasi ka përfunduar afati dyjavor i vendosur nga Presidenti Trump për Moskën, pas takimit që ai zhvilloi më 15 gusht në Alaska me Presidentin Vladimir Putin. Gjatë asaj kohe, kreu i Shtëpisë së Bardhë i kishte dhënë Moskës një periudhë prove për të treguar nëse ishte vërtet e gatshme të angazhohej në negociata paqeje. Ky afat përfundoi më 1 shtator, pa shenja konkrete të uljes së tensioneve.

Donald Trump, i cili gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar ishte zotuar se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë, nuk ka arritur ende ta përmbushë këtë premtim, ndonëse tashmë ndodhet në muajin e nëntë të presidencës së tij. Ai e ka cilësuar konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës si një “luftë të trashëguar” dhe ka theksuar se nëse do të kishte qenë në pushtet më herët, ky konflikt nuk do të kishte nisur kurrë.

Megjithatë, përballë rritjes së intensitetit të bombardimeve ruse, Trump është vendosur të ndërmarrë hapa të ashpër ekonomikë ndaj Moskës. Vendimi për sanksionet e reja pritet të shpallet nga administrata amerikane brenda kësaj jave, duke shënuar një pikë kthese të rëndësishme në qëndrimin e Uashingtonit ndaj Kremlinit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news