Bota 2026-03-10 07:56:00 Nga VNA

Trump paralajmëron Iranin: Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit do të ketë pasoja të rënda

Ndaje në Whatsapp
Trump paralajmëron Iranin: Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit do

Donald Trump paralajmëroi Iranin me pasoja të rënda nëse ndërpritet transporti detar i naftës në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale të energjisë. Në një reagim të fortë të publikuar në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan tha se çdo përpjekje e Iranit për të bllokuar kalimin e naftës do të përballet me një përgjigje shumë më të ashpër nga Shtetet e Bashkuara.

“Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ai do të goditet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës NJËZET HERË MË FORT sesa është goditur deri më tani”, shkroi Trump në postimin e tij.

Ngushtica strategjike është një pikë kyçe për tregtinë globale të energjisë, pasi rreth 20% e naftës botërore kalon përmes saj. Tensionet dhe luftimet në rajon kanë ulur ndjeshëm trafikun detar dhe kanë shkaktuar rritje të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij, Trump përdori gjithashtu një gjuhë shumë të ashpër, duke paralajmëruar për pasoja shkatërruese në rast përshkallëzimi të mëtejshëm.

“Përveç kësaj, ne do të shkatërrojmë objektiva që mund të shkatërrohen lehtësisht, të cilat do ta bëjnë praktikisht të pamundur që Irani të rindërtohet ndonjëherë si komb — vdekja, zjarri dhe tërbimi do të mbretërojnë mbi ta. Por shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë”, tha ai.

Video

Dy ditë më parë, sapo u kthye nga Amerika, kreu i qeverisë u shfaq thuajse i alarmuar për ndikimin e situatës me SHISH-in në arenën ndërkombëtare. Sot, me Ursula von der Leyen në krah, toni ka ndryshuar. Ndryshoi shqetësimi i ndërkombëtarëve apo versioni i kryeministrit?

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe 58 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror të ushtrisë mbi një treg në qytetin Kyauktaw, në shtetin Rakhine të Mianmarit. Ekipet e ndihmës paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa trupa dyshohet se janë shkrumbuar nga zjarret e shkaktuara pas bombardimit. Sulmi konsiderohet ndër më vdekjeprurësit e kohëve të fundit në luftën civile të vendit. OKB-ja deklaroi se dhuna e vazhdueshme në Rakhine nuk krijon kushtet për kthimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, përfshirë Rohingya-t. Sipas të dhënave të OKB-së, afro gjysmë milioni njerëz jetojnë të zhvendosur në Rakhine si pasojë e konfliktit.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet në ish-qendrën e paraburgimit të Degës 215 të Inteligjencës Ushtarake Siriane në Damask, e njohur për mbajtjen e të burgosurve politikë dhe kundërshtarëve të qeverisë së Bashar al-Assad. Objekti është lidhur prej vitesh me akuza për tortura, keqtrajtim dhe zhdukje të detyruara të të ndaluarve. Brenda qelive vazhdojnë të jenë të dukshme shkrime në gjuhën arabe dhe ruse, të lëna në muret e ambienteve të paraburgimit.

Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentet pas përleshjes së dhunshme në kabinën e pilotëve. Avioni humbi me shpejtësi mbi 14 mijë këmbë lartësi dhe transmetoi sinjale emergjence, përpara se të devijohej dhe të ulej në mënyrë të sigurt në Tabuk të Arabisë Saudite. Sipas autoriteteve izraelite, njëri prej pilotëve sulmoi pilotin tjetër, ndërsa pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit ndërhynë për të marrë situatën nën kontroll. Të dy pilotët mbetën të plagosur, ndërsa shkaqet dhe motivi i incidentit janë ende nën hetim. Flydubai ka bërë thirrje që të shmangen spekulimet deri në përfundimin e hetimeve zyrtare.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news