Bota 2025-10-18 13:37:00 Nga VNA

Sugjerimi i pazakontë: Tuneli “Putin-Trump” nën Ngushticën e Beringut për të bashkuar Rusinë me SHBA-në

Ndaje në Whatsapp
Sugjerimi i pazakontë: Tuneli “Putin-Trump” nën

Një prej njerëzve më të afërt të Vladimir Putinit ka hedhur idenë e një projekti gjigant që do të lidhte fizikisht Rusinë me Shtetet e Bashkuara përmes një tuneli hekurudhor nën Ngushticën e Beringut – dhe ta quajë “Tuneli Putin-Trump”.

Kirill Dmitriev, kreu i fondit sovran rus RDIF dhe i dërguari i investimeve të Putinit, ka propozuar ndërtimin e një tuneli 112 km për trenat e pasagjerëve dhe mallrave, me një kosto të vlerësuar prej 8 miliardë dollarësh. Projekti, sipas tij, do të financohej nga Moska dhe partnerë ndërkombëtarë, ndërsa do të simbolizonte “unitetin mes dy superfuqive” dhe do të hapte rrugën për bashkëpunim në eksplorimin e burimeve natyrore.

Dmitriev e bëri propozimin vetëm pak orë pasi presidentët Putin dhe Trump folën në telefon dhe ranë dakord të takohen në Budapest për të diskutuar mbi një zgjidhje për luftën në Ukrainë.

Gjatë një takimi në Uashington me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump e quajti idenë “interesante” dhe e pyeti me humor Zelenskyn për mendimin e tij. “Nuk jam i kënaqur me këtë ide”, u përgjigj ky i fundit, duke shkaktuar të qeshura nga pala amerikane.

Dmitriev madje i ka propozuar Elon Musk-ut që tuneli të ndërtohet nga kompania e tij e specializuar në tunele, The Boring Company. “Imagjinoni të lidhni SHBA-në dhe Rusinë… me një tunel 70 milje që simbolizon unitetin,” i shkroi ai Musk-ut në rrjetin X, duke pretenduar se teknologjia e Musk mund ta ulë koston nga 65 në vetëm 8 miliardë dollarë. Musk nuk ka reaguar ende.

Ide për lidhjen e Alaskës me Siberinë kanë ekzistuar prej më shumë se 150 vjetësh – nga planet e vitit 1904 deri te projektet e papërfunduara të vitit 2007. Por përtej tunelit, pengesat kryesore mbeten infrastruktura e varfër në rajonin rus të Çukotkës dhe kushtet ekstreme të klimës.

Megjithatë, Dmitriev thotë se koha ka ardhur: “Ne kemi ndërtuar tashmë urën e parë hekurudhore Rusi-Kinë. Është momenti historik për të lidhur kontinentet – për herë të parë.”

Video

Një balonë gjigante ilegale, me lartësi mbi 50 metra, ka shpërthyer në ajër mbi São Paulo të Brazilit. Struktura e mbushur me fishekzjarre u ça papritur, duke shkaktuar shpërthime të rrezikshme dhe re të mëdha mbetjesh. Lëshimi i këtyre balonave përbën një traditë të paligjshme që shkel rregullat e sigurisë. Këto mjete amatore prej letre dhe plastike përbejnë një kërcënim të madh për mjedisin dhe transportin. Në raste të ngjashme, ato kanë detyruar mbylljen e hapësirës ajrore pranë aeroporteve kryesore. Rrëzimi i tyre në tokë sjell gjithashtu një rrezik të lartë për shpërthimin e zjarreve masive.

Gazetarët izraelitë u përplasën me zyrtarët irlandezë të medias gjatë një konference të tensionuar për shtyp, duke bërë që ndeshja Izrael–Irlandë të zhvillohet në Serbi dhe jo në Dublin

Përplasje të forta në Francë, protestat përshkallëzohen Protestat e nxënësve në Francë janë shoqëruar me përplasje me policinë, gaz lotsjellës dhe zjarre në disa qytete. Protestuesit kërkojnë më shumë investime në arsim, më shumë mësues dhe përmirësimin e kushteve në shkolla. Pamjet tregojnë momentet e tensionuara gjatë protestave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news