Bota 2026-04-20 13:28:00 Nga VNA

Spanja kërkon nga BE ndërprerjen e marrëveshjes së asociimit me Izraelin: Jo partneritet me shkelësit e ligjit

Ndaje në Whatsapp

Spanja kërkon nga BE ndërprerjen e marrëveshjes së asociimit

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili ka qenë ndër kritikët më të zëshëm evropianë të luftës së Izraelit në Gaza, deklaroi se do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të përfundojë marrëveshjen e asociimit me Izraelin të martën.

Ai thotë se nuk është kundër popullit izraelit, por sipas tij, qeveria e Benjamin Netanyahut ka shkelur parimet dhe ligjin ndërkombëtar dhe për rrjedhojë nuk mundet që të jetë një partner i Unionit Evropian.

“Ka ardhur koha që BE-ja të prishë marrëveshjen e saj të asociimit me Izraelin. Nuk kemi asgjë kundër popullit të Izraelit, përkundrazi. Por një qeveri që shkel ligjin ndërkombëtar, dhe kështu shkel vlerat dhe parimet e BE-së – nuk mund të jetë partneri ynë.”, u shpreh kryeministri spanjoll të dielën.

Qeveria izraelite i është kundërpërgjigjur Sanchezit, duke e akuzuar atë për hipokrizi dhe standarde të dyfishta.

“Nuk do të pranojmë një mësim hipokrit nga dikush që ka një marrëdhënie me regjime totalitare që shkelin të drejtat e njeriut, siç është Turqia e Erdoganit dhe Venezuela e Maduros”, postoi ministri i jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, në X , së bashku me një fotografi që tregonte një poster të fytyrës së Sanchez dhe kritikat e tij për luftën e Izraelit kundër Iranit me një raketë iraniane.

Duke iu referuar posterit, Sa’ar tha se qeveria spanjolle kishte marrë falënderime “nga regjimi brutal dhe organizata terroriste e Iranit”, duke shtuar se ajo i është “përkushtuar përhapjes së antisemitizmit”.

Pastaj ai ia ktheu me fjalët e Sanchez: “Nuk kemi asgjë kundër qytetarëve të Spanjës, përkundrazi, por kemi kundër standardit të dyfishtë të qeverisë së [Pedro Sanchez].”

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar një video ku kërcënon drejtpërdrejt të burgosurin palestinez të Hamasit, Hassan Salameh. Në pamjet e shpërndara në rrjetin social “X”, ministri shihet duke i folur Salameh-ut, i cili është një anëtar i lartë i Hamasit, i cili vuan dënimin në Izrael prej vitit 1996 për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse ndaj autobusëve. “Kur isha fëmijë, dola të protestoja kundër sulmeve terroriste që ti kreve në autobusin e linjës 18, ku u vranë 48 njerëz. Ti vrave fëmijë, gra e burra, si edhe ushtarë, të cilët janë fëmijët e mi. Kur isha fëmijë, dola të protestoja se njerëz si ti duhej të ndëshkoheshin. Sot po e mbyll këtë cikël. Tani që jam rritur, janë ushtarët që i vura kundër teje. Por ky nuk është fundi. Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj. Ai që më vrau 48 njerëz, ushtarë, gra, fëmijë e të moshuar, duhet të vritet. Duhet të vritet, dhe më pas të shkojë në ferrin që e pret. Po të them: ferr. Ti mendon se atje do të ketë virgjëresha? Do të shkosh në ferr. Unë jam përgjegjës për ferrin tënd, dhe shumë mirë që e ke një ferr”, është shprehur ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Me sa gardistë duhet të “luftosh” për t’i marrë një reagim kryeministrit Rama?

SHISH në shënjestër të hakerëve: “Zbulojmë mbi 600 numra të personelit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news