Bota 2026-04-20 11:27:00 Nga VNA

Sinjale kontradiktore për negociatat SHBA-Iran

Ndaje në Whatsapp
Sinjale kontradiktore për negociatat SHBA-Iran

Sinjale të përziera po vijnë rreth negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se bisedimet mes dy vendeve pritet të rifillojnë në Pakistan, por tensionet në terren po e bëjnë të pasigurt zhvillimin e tyre.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, situata është përkeqësuar pasi forcat amerikane kapën një anije iraniane që dyshohet se kishte tentuar të kalonte ngushticën e Hormuzit. Pas këtij incidenti, Teherani ka reaguar me rezervë ndaj procesit diplomatik.

Televizioni Al Jazeera raportoi se Irani mund të mos marrë pjesë në takimin e planifikuar të negociatave, duke shtuar pasigurinë mbi vazhdimin e dialogut.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka mbajtur një ton shumë të ashpër. Në një deklaratë thuhet se Uashingtoni po ofron “një marrëveshje të drejtë”, por paralajmëroi se nëse ajo refuzohet, SHBA mund të ndërmarrë veprime shkatërruese ndaj infrastrukturës iraniane.

“Ne ofrojmë një marrëveshje të drejtë. Ta pranojnë, ose do të shkatërrojmë çdo central elektrik dhe çdo urë në Iran”, thuhet në deklaratë.

Zhvillimet e fundit tregojnë se përpjekjet për dialog mes dy vendeve mbeten të brishta, ndërsa tensionet në Gjirin Persik vazhdojnë të rriten.

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar një video ku kërcënon drejtpërdrejt të burgosurin palestinez të Hamasit, Hassan Salameh. Në pamjet e shpërndara në rrjetin social “X”, ministri shihet duke i folur Salameh-ut, i cili është një anëtar i lartë i Hamasit, i cili vuan dënimin në Izrael prej vitit 1996 për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse ndaj autobusëve. “Kur isha fëmijë, dola të protestoja kundër sulmeve terroriste që ti kreve në autobusin e linjës 18, ku u vranë 48 njerëz. Ti vrave fëmijë, gra e burra, si edhe ushtarë, të cilët janë fëmijët e mi. Kur isha fëmijë, dola të protestoja se njerëz si ti duhej të ndëshkoheshin. Sot po e mbyll këtë cikël. Tani që jam rritur, janë ushtarët që i vura kundër teje. Por ky nuk është fundi. Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj. Ai që më vrau 48 njerëz, ushtarë, gra, fëmijë e të moshuar, duhet të vritet. Duhet të vritet, dhe më pas të shkojë në ferrin që e pret. Po të them: ferr. Ti mendon se atje do të ketë virgjëresha? Do të shkosh në ferr. Unë jam përgjegjës për ferrin tënd, dhe shumë mirë që e ke një ferr”, është shprehur ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Me sa gardistë duhet të “luftosh” për t’i marrë një reagim kryeministrit Rama?

SHISH në shënjestër të hakerëve: “Zbulojmë mbi 600 numra të personelit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news