Bota 2026-04-20 10:59:00 Nga VNA

Tërmet i fuqishëm pranë Japonisë, paralajmërim për cunami deri në tre metra

Ndaje në Whatsapp
Tërmet i fuqishëm pranë Japonisë, paralajmërim për

Një paralajmërim për cunami deri në tre metra është lëshuar në Japoni pasi një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 goditi në det pranë bregut verilindor të vendit, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë dhe Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Agjencia Meteorologjike japoneze ka shpallur alarm për cunami deri në tre metra për prefekturën Iwate dhe për disa zona të Hokkaidos dhe Aomorit. Për pjesë të tjera të Japonisë verilindore është lëshuar një paralajmërim më i ulët, me vlerësimin se dallgët mund të arrijnë deri në një metër.

Sistemi Amerikan i Paralajmërimit për Cunamët njoftoi se tërmeti në brigjet lindore të ishullit Honshu kishte magnitudë 7.4 dhe se rreziku për cunami u shpall në orën 08:52 UTC (04:52 me orën lindore të SHBA-së). Ndërkohë, agjencia kombëtare japoneze e rishikoi magnitudën në 7.5, megjithëse nuk është e qartë arsyeja e këtij dallimi në shifra.

Producenti i CNN në Tokio raportoi se ndërtesa ku ndodhej u lëkund për rreth shtatë minuta.

“Banorët në zonat ku është shpallur paralajmërimi për cunami duhet të evakuohen menjëherë drejt zonave më të larta ose drejt vendeve të sigurta, si ndërtesat e posaçme për evakuim”, deklaroi kryeministrja japoneze Sanae Takaichi për gazetarët të hënën, sipas transmetuesit kombëtar NHK.

Autoritetet, shtoi ajo, po bëjnë “çdo përpjekje për të vlerësuar dëmet, për të zbatuar masat emergjente të reagimit ndaj fatkeqësisë, përfshirë operacionet e kërkim-shpëtimit, dhe për t’i dhënë publikut informacion të saktë dhe në kohë”.
“Në këtë moment ende po konfirmojmë shkallën e dëmeve njerëzore dhe materiale, por pritet të marrim raporte më të detajuara së shpejti dhe të vazhdojmë me përpjekjet për menaxhimin e katastrofës”, tha ajo.

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar një video ku kërcënon drejtpërdrejt të burgosurin palestinez të Hamasit, Hassan Salameh. Në pamjet e shpërndara në rrjetin social “X”, ministri shihet duke i folur Salameh-ut, i cili është një anëtar i lartë i Hamasit, i cili vuan dënimin në Izrael prej vitit 1996 për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse ndaj autobusëve. “Kur isha fëmijë, dola të protestoja kundër sulmeve terroriste që ti kreve në autobusin e linjës 18, ku u vranë 48 njerëz. Ti vrave fëmijë, gra e burra, si edhe ushtarë, të cilët janë fëmijët e mi. Kur isha fëmijë, dola të protestoja se njerëz si ti duhej të ndëshkoheshin. Sot po e mbyll këtë cikël. Tani që jam rritur, janë ushtarët që i vura kundër teje. Por ky nuk është fundi. Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj. Ai që më vrau 48 njerëz, ushtarë, gra, fëmijë e të moshuar, duhet të vritet. Duhet të vritet, dhe më pas të shkojë në ferrin që e pret. Po të them: ferr. Ti mendon se atje do të ketë virgjëresha? Do të shkosh në ferr. Unë jam përgjegjës për ferrin tënd, dhe shumë mirë që e ke një ferr”, është shprehur ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Me sa gardistë duhet të “luftosh” për t’i marrë një reagim kryeministrit Rama?

SHISH në shënjestër të hakerëve: “Zbulojmë mbi 600 numra të personelit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news