Bota 2025-11-28 07:58:00 Nga VNA

Misteri i trashëgimisë së Pippo Baudos: 10 milionë euro të bllokuara, familja nuk e pranon pasurinë

Ndaje në Whatsapp
Misteri i trashëgimisë së Pippo Baudos: 10 milionë euro

Më shumë se dy muaj pas vdekjes së ikonës së televizionit italian Pippo Baudo, trashëgimia e tij prej rreth 10 milionë eurosh mbetet ende e paqartë dhe e bllokuar. Testamenti, i hapur më 7 shtator nga noteri Renato Carraffa, ka caktuar si trashëgimtarë fëmijët Alessandro dhe Tiziana, si dhe sekretaren besnike të prezantuesit, Dina Minna. Përfshirja e saj ka shkaktuar tensione brenda familjes.

Sipas mediave italiane, bllokimi i trashëgimisë lidhet me dyshimet mbi vlerën e saj reale. Përveç shumës së deklaruar, pasuria përfshin apartamente luksoze në qendër të Romës, zyra në Prati, tokë bujqësore në Sicili e Lazio, si dhe interesa në kompani ndërtimi. Vetëm pronat e paluajtshme kapin vlerën e mbi 6 milionë eurove. Ndër vite, Baudo ka shitur edhe vila të rëndësishme, përfshirë një në Morlupo dhe një tjetër në Sardenjë.

Pjesa më e madhe e trashëgimisë së deklaruar i lihet Dina Minnës, asistentes që e shoqëroi për 36 vite. Ajo e përshkroi Baudos si “si baba”, dhe qëndroi pranë tij deri në momentet e fundit, madje edhe gjatë udhëtimit të fundit drejt Sicilisë, ku dhjetëra qytetarë nderuan karrocën mortore.

Megjithatë, ende asnjë prej trashëgimtarëve nuk ka marrë vendim zyrtar për pranimin e pasurisë. Pyetjet shtohen: a është vlera reale shumë më e madhe se ajo e deklaruar? A ka prona ose të ardhura që nuk janë llogaritur ende?

Për momentin, trashëgimia e Pippo Baudos mbetet pezull, ndërsa misteri rreth pasurisë së tij vetëm sa thellohet.

Video

Tensionohet protesta para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve që kanë shoqëruar protestën pranë Kuvendit. Mes tyre është edhe Arben Kola, një nga organizatorët e protestës. Kola shihet teksa terhiqet nga këmbët e duart nga disa efektivë policie, ndërsa mban ende në dorë megafonin që përdorte gjatë protestës.

Policia ka shoqëruar disa qytetarë gjatë protestës së mbajtur pranë Parlamentit. Në pamjet nga vendngjarja shihen disa protestues të shtrirë në tokë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.

Pak para nisjes së seancës plenare, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi u zhvillua pak ditë pas prezantimit të platformës “Besa”, të cilën Rama e ka cilësuar si kthesën e mandatit të katërt.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news