Bota 2025-11-27 18:02:00 Nga VNA

Dy efektivë të Gardës Kombëtare në gjendje kritike pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë – autori afgan, hetohet motivi terrorist

Ndaje në Whatsapp
Dy efektivë të Gardës Kombëtare në gjendje kritike pas

Hetuesit amerikanë po kërkojnë ende motivin e sulmit të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës pranë Shtëpisë së Bardhë, ku dy anëtarë të sapobetuar të Gardës Kombëtare u qëlluan në një “ambush” të mirëorganizuar.

Autoritetet identifikuan autorin si Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, një shtetas afgan i ardhur në SHBA në vitin 2021 përmes programit Operation Allies Welcome, i cili strehoi afganët që ndihmuan trupat amerikane gjatë luftës. Zyrtarë të inteligjencës konfirmuan se Lakanwal kishte punuar me njësi të mbështetura nga CIA në Kandahar gjatë konfliktit.

Sipas Prokurorisë së Uashingtonit, viktimat janë Sarah Beckstrom, 20 vjeçe, dhe Andrew Wolfe, 24 vjeç, që ishin betuar si pjesë e Gardës Kombëtare vetëm 24 orë para ngjarjes. Autori u afrua pa paralajmërim dhe hapi zjarr me një revolver .357 Magnum, duke qëlluar fillimisht një prej tyre që ra në tokë, më pas duke shtënë disa herë ndaj ushtarit të dytë. Të dy mbeten në gjendje kritike.

FBI njoftoi se Lakanwal kishte udhëtuar me automjet nga shteti i Washington drejt kryeqytetit me qëllim të paramenduar për të kryer sulmin. Agjentët bastisën banesat e tij në Washington dhe San Diego, ku sekuestruan telefona, laptopë dhe pajisje të tjera elektronike në kuadër të një hetimi për terrorizëm.

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi deklaroi se ndaj autorit do të ngrihen akuza për terrorizëm dhe do të kërkohet dënimi maksimal me burgim të përjetshëm.

Ngjarja ka shkaktuar reagim të menjëhershëm politik në SHBA. Qeveria federale ka pezulluar përkohësisht përpunimin e kërkesave të emigracionit për shtetas afganë, ndërsa zyrtarë të lartë thonë se protokollet e sigurisë do të rishikohen.

Ndërkohë, autoritetet vazhdojnë të hetojnë nëse autori kishte lidhje me grupe ekstremiste apo ka vepruar i vetëm. Motivacioni i sulmit mbetet ende i paqartë.

Video

Tensionohet protesta para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve që kanë shoqëruar protestën pranë Kuvendit. Mes tyre është edhe Arben Kola, një nga organizatorët e protestës. Kola shihet teksa terhiqet nga këmbët e duart nga disa efektivë policie, ndërsa mban ende në dorë megafonin që përdorte gjatë protestës.

Policia ka shoqëruar disa qytetarë gjatë protestës së mbajtur pranë Parlamentit. Në pamjet nga vendngjarja shihen disa protestues të shtrirë në tokë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.

Pak para nisjes së seancës plenare, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi u zhvillua pak ditë pas prezantimit të platformës “Besa”, të cilën Rama e ka cilësuar si kthesën e mandatit të katërt.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news