Policia belge ka bastisur zyrat e Komisionit Europian, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi parregullsi në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme. Lajmi është raportuar nga “Financial Times”, që citon burime të njohura me çështjen.
Sipas raportimit, hetimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) dhe lidhet me shitjen e 23 ndërtesave, të cilat në vitin 2024 u blenë nga fondi sovran belg SFPIM për shumën 900 milionë euro. Në momentin e transaksionit, Komisioni Europian kishte deklaruar se procesi ishte zhvilluar përmes një tenderi, në përputhje me rregulloret financiare të Bashkimit Europian.
EPPO ka konfirmuar se bastisja ka ndodhur, por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me hetimin. Ndërkohë, policia belge ka refuzuar të komentojë mbi zhvillimin.
Protestat e nxënësve dhe studentëve në Francë janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, me përplasje të forta mes demonstruesve dhe policisë së ndërhyrjes. Lëvizja, e nisur në rajonin e Parisit, është zgjeruar tashmë në disa qytete të vendit, mes kërkesave për më shumë financim për arsimin, kushte më të mira mësimore dhe zgjidhje për mungesën e mësuesve.
Demonstratat kanë prekur qytete si Lille, Lyon, Marseille dhe Strasbourg, ndërsa në dhjetëra shkolla janë vendosur bllokada. Në disa raste, protestat janë shoqëruar me djegie koshash, barrikada dhe hedhje objektesh drejt forcave të rendit, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës dhe masa të tjera për shpërndarjen e turmave.
Sipas autoriteteve franceze, mbi 600 persona u ndaluan vetëm gjatë së mërkurës, ndërsa protestat kanë prekur 356 shkolla. Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez ka raportuar gjithashtu se 83 efektivë të policisë dhe xhandarmërisë janë plagosur gjatë përleshjeve.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në fshatin Piraj të Lezhës, ndërsa flakët po afrohen pranë banesave dhe kishës së fshatit.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit, duke vështirësuar ndërhyrjen dhe duke shtuar rrezikun për zonën e banuar.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave. Ndërhyrja është përqendruar në frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banesave e të objekteve të tjera të rrezikuara.

Kreu i qeverisë u hyri në dhomë pacientëve të shtruar për t’i pyetur për kushtet moderne të spitalit të ri të Kardiologjisë.
Vizitat në dhomat e të sëmurëve dhe bisedat me pacientët u përcollën përmes pamjeve të publikuara nga vetë qeveria.

“Zilia” për kullat/ Rama i jep leje për 77 kate Luan Muçës në Tiranë dhe 23-kate për deputetin e PS në Pogradec