Bota 2026-02-11 11:53:00 Nga VNA

Shpresa kundër kancerit të pankreasit. Mbi 3.1 milionë euro të mbledhura nga qytetarët në vetëm një javë

Ndaje në Whatsapp
Shpresa kundër kancerit të pankreasit. Mbi 3.1 milionë euro

Një javë më parë u publikua videoja e profesorit Mariano Barbacid, shkencëtari që arriti të eliminojë kancerin e pankreasit te minjtë laboratorikë përmes një terapie të trefishtë – një kombinim i tre barnave që bllokojnë njëkohësisht rritjen e tumorit dhe të gjitha rrugët e tij të shpëtimit.

Për ta çuar këtë zbulim nga laboratori drejt provave klinike te pacientët, Barbacid u bëri thirrje qytetarëve për mbështetje. Videoja u bë virale dhe reagimi ishte i jashtëzakonshëm: në vetëm shtatë ditë, 73,650 persona dhuruan gjithsej 3,141,849 euro, duke arritur 90% të objektivit prej 3.5 milionë eurosh.

Në këtë mobilizim nuk kanë marrë pjesë kompani të mëdha farmaceutike, influencerë apo fonde publike. Donacioni mesatar është rreth 43 euro, çka tregon se janë qytetarë të zakonshëm ata që po financojnë një hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Tani mungon vetëm hapi i fundit për të përmbyllur fazën paraklinike dhe për të nisur testimet te njerëzit.

Donacionet mbeten të hapura për këdo në botë përmes faqes zyrtare të Fondacionit CRIS.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Manatisë dhe Barbullojës në Lezhë. Flakët janë përhapur në ferra dhe shkurre në një perimetër të gjerë, duke rrezikuar edhe banesat në afërsi. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Ndërhyrja vështirësohet nga era e fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve.

Protestat e nxënësve dhe studentëve në Francë janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, me përplasje të forta mes demonstruesve dhe policisë së ndërhyrjes. Lëvizja, e nisur në rajonin e Parisit, është zgjeruar tashmë në disa qytete të vendit, mes kërkesave për më shumë financim për arsimin, kushte më të mira mësimore dhe zgjidhje për mungesën e mësuesve. Demonstratat kanë prekur qytete si Lille, Lyon, Marseille dhe Strasbourg, ndërsa në dhjetëra shkolla janë vendosur bllokada. Në disa raste, protestat janë shoqëruar me djegie koshash, barrikada dhe hedhje objektesh drejt forcave të rendit, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës dhe masa të tjera për shpërndarjen e turmave. Sipas autoriteteve franceze, mbi 600 persona u ndaluan vetëm gjatë së mërkurës, ndërsa protestat kanë prekur 356 shkolla. Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez ka raportuar gjithashtu se 83 efektivë të policisë dhe xhandarmërisë janë plagosur gjatë përleshjeve.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në fshatin Piraj të Lezhës, ndërsa flakët po afrohen pranë banesave dhe kishës së fshatit. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit, duke vështirësuar ndërhyrjen dhe duke shtuar rrezikun për zonën e banuar. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave. Ndërhyrja është përqendruar në frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banesave e të objekteve të tjera të rrezikuara.

Kreu i qeverisë u hyri në dhomë pacientëve të shtruar për t’i pyetur për kushtet moderne të spitalit të ri të Kardiologjisë. Vizitat në dhomat e të sëmurëve dhe bisedat me pacientët u përcollën përmes pamjeve të publikuara nga vetë qeveria.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news