Bota 2025-11-14 12:18:00 Nga VNA

Detaje të reja tronditëse nga “Sniper Safari” në Bosnjë: Milano nis hetimin për vrasjet me pagesë

Ndaje në Whatsapp
Detaje të reja tronditëse nga “Sniper Safari” në

Prokuroria publike e Milanos ka nisur një hetim të thelluar mbi akuzat tronditëse se qytetarë italianë kanë udhëtuar në Bosnjë dhe Hercegovinë në fillim të viteve ’90 për të marrë pjesë në të ashtuquajturat “safari snajperësh” – ku dyshohet se paguanin shuma të mëdha parash për të qëlluar mbi civilë të pambrojtur gjatë rrethimit të Sarajevës.

Padia është bërë nga gazetari dhe shkrimtari italian Ezio Gavazzeni, i cili në një dosje 17-faqëshe përshkruan një praktikë makabre të kryer nga “persona shumë të pasur me pasion për armët”, që paguanin deri në 80-100 mijë euro për të vrarë burra, gra, madje edhe fëmijë nga pozicionet serbe në kodrat përreth kryeqytetit boshnjak. Dëshmitë e tij mbështeten edhe nga një oficer i inteligjencës ushtarake boshnjake, i cili pretendon se Bosnja ia kishte përcjellë informacionin shërbimit sekret italian Sismi në vitin 1994.

Sipas këtij oficeri, Sismi konfirmoi disa muaj më vonë se “udhëtimet e turistëve-snajperë” nga Trieste drejt Bosnjës kishin ekzistuar, por pretendoi se praktika u ndalua brenda pak muajsh. Prokurori italian i antiterrorizmit, Alessandro Gobbis, aktualisht po verifikon provat dhe ka identifikuar një listë të parë dëshmitarësh. Akuza kryesore është “vrasje”.


Akuzat për “gjuetarë njerëzish” që merrnin pjesë në luftën e Bosnjës janë ngritur edhe më herët, por deri sot pa prova konkrete. Gavazzeni u rikthye te tema pasi pa dokumentarin “Sarajevo Safari” të regjisorit slloven Miran Zupaniç, i cili sugjeron se në këtë praktikë ishin përfshirë persona nga Italia, SHBA-ja, Rusia dhe vende të tjera.

Reagime ka edhe nga SHBA. Kongresistja amerikane Anna Paulina Luna deklaroi se ka hapur një hetim për të zbuluar nëse qytetarë amerikanë kanë marrë pjesë në këto “turizime vrasjeje”. Ajo tha se është në kontakt me autoritetet boshnjake dhe italiane dhe kërkoi ndjekje penale për çdo amerikan që rezulton i përfshirë.

Rrethimi i Sarajevës, një nga episodet më të errëta të luftërave jugosllave, mori jetën e mbi 11 mijë civilëve. Hetimi në Bosnjë duket se ka mbetur i bllokuar prej vitesh, ndërsa ai në Itali konsiderohet aktualisht si më premtues për të zbardhur të vërtetën mbi një nga akuzat më të tmerrshme të asaj lufte.

Video

“Grepi” i SPAK mbërrin te KAYO: industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

Japoni, arusha me këlyshin sulmon një makinë: Sulmi filmohet nga dashcam-i Po kthehej në shtëpi kur një arushë iu sul makinës, duke u ngritur në këmbët e pasme dhe duke u përplasur mbi kofanon. Kjo ishte aventura e frikshme që i ndodhi një shoferje në Bifuka, në ishullin japonez të Hokkaidos. Arusha, me shumë gjasë për të mbrojtur këlyshin që ndodhej me të, u sul drejt makinës dhe goditi vazhdimisht kofanon, duke lënë në llamarinë shenjat e thella të kthetrave të saj. “Pamjet e arinjve në këtë rrugë janë të shpeshta, por nuk kisha dëgjuar kurrë për sulme të tilla”, tregoi gruaja, ende e tronditur nga ngjarja, por fatmirësisht e padëmtuar.

“Prania Besnike” jep efekt, socialistët i japin fund të Premtes së Zezë

Mos u lodh kot ta postosh se e kanë marrë ata të SPAK për hetim …

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news