Bota 2025-09-03 16:06:00 Nga VNA

Cardi B shpallet e pafajshme nga gjykata në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Cardi B shpallet e pafajshme nga gjykata në SHBA

Reperja e njohur amerikane Cardi B u shpall e pafajshme nga një juri në Los Angeles, pas një procesi civil ku një ish-punonjëse sigurie e kishte akuzuar për sulm fizik dhe kërkonte 24 milionë dollarë dëmshpërblim.

Padia ishte ngritur nga Emani Ellis, e cila pretendonte se në vitin 2018 reperja e kishte sulmuar fizikisht duke i ngulur thonjtë në fytyrë, ndërsa dilte nga një klinikë mjekësore. Në atë kohë, Cardi B ishte shtatzënë, por nuk e kishte bërë ende publike lajmin. Ellis deklaroi se ngjarja i kishte shkaktuar trauma emocionale.

Gjatë gjykimit, Cardi B mohoi çdo akt dhune, duke pranuar vetëm një debat verbal të ashpër. Doktori dhe recepsionistja e klinikës dëshmuan në mbështetje të saj, duke pohuar se ishte Ellis ajo që kishte provokuar përplasjen.
Pas rreth një ore diskutimesh, juria vendosi të rrëzonte të gjitha akuzat ndaj artistes, përfshirë sulmin, dhunën fizike, shkaktimin e stresit emocional, neglizhencën dhe bllokimin e paligjshëm.
Pas shpalljes së vendimit, Cardi B u shpreh se nuk kishte ndërmend të paguante “para për pretendime të rreme”, duke theksuar se punon fort për familjen e saj dhe nuk do të pranojë marrëveshje të padrejta. Megjithatë, ajo u bëri thirrje fansave të mos shqetësojnë ish-punonjësen e sigurisë dhe familjen e saj.

Video

“Nuk ta fal!” Blerina Matraku reagon ndaj Adi Hilës: Familja ime është e gjunjëzuar

“Nuk ta fal!” Blerina Matraku reagon ndaj Adi Hilës: Familja ime është e gjunjëzuar

Protestuesit nuk kursejnë as deputetët e PD, i vihen pas Klevis Balliut: “Ku i ke banorët e Astirit?”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news