Bota 2025-11-25 10:36:00 Nga VNA

Akuzat e rënda dhe ‘anglishtja e thyer’: Si u mor në pyetje shqiptari pa përkthyes

Ndaje në Whatsapp
Akuzat e rënda dhe ‘anglishtja e thyer’: Si u mor në

Liridon Kastrati, 32 vjeç, akuzohet se ka përplasur makinën e tij me një automjet policie dhe më pas ka kërcënuar efektivët me një sharrë elektrike në Paisley, Renfrewshire, në maj të vitit 2024.

Në gjykatë u tha se Kastrati, i cili flet “anglisht të thyer”, nuk është pajisur me përkthyes apo avokat para se t’i komunikohej akuza nga detektivët.

Incidenti i dyshuar ndodhi më 6 maj 2024, rreth orës 13:30, kur ai dyshohet se ka drejtuar makinën me “shpejtësi të tepruar”, ka hipur në trotuar dhe është përplasur me një automjet policie ku ndodheshin dy efektivë. Më pas, ai dyshohet se ka nxjerrë një sharrë elektrike nga një çantë, e ka ndezur dhe ka vrapuar drejt policëve duke bërtitur e sharë.

Kastrati ka mohuar akuzat për tentativë vrasjeje ndaj katër efektivëve të policisë.

Ai ishte gjithashtu i akuzuar për prishje të rendit publik dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, por këto katër akuza u tërhoqën nga Prokuroria të hënën, pas paraqitjes së provave. Gjykatësi Gallacher deklaroi: “Ju shpall të pafajshëm për këto akuza.”

Mungesa e përkthyesit dhe avokatit

Më herët gjatë seancës, Gjykata e Lartë në Paisley dëgjoi se Kastrati disa herë e përshkroi ngjarjen si “aksident me makinë”, në momentin që po akuzohej për tentativë vrasjeje, ndërsa nuk ishte i asistuar nga përkthyes apo avokat.

Detektivi Stephen Solomon pranoi se Kastrati nuk u konsultua me avokat dhe nuk iu ofrua përkthyes, pavarësisht se ai ishte shqiptar dhe fliste anglisht të kufizuar. Avokati mbrojtës, John Scullion KC, theksoi se policia kishte 12 orë kohë për ta mbajtur Kastratin para ngritjes së akuzës, por megjithatë nuk siguroi përkthyes.

Në videon e marrjes në pyetje, u dëgjua detektivi duke i thënë Kastratit: “Do të të akuzoj, por para se ta bëj këtë, do të të pyes disa gjëra. Nuk ke pse t’i përgjigjesh.” Pa përkthyes të pranishëm, Kastrati u pyet nëse e kuptonte akuzën dhe nëse donte të përgjigjej.

Në përgjigjet e tij ai përsëriti disa herë se kishte pasur një “aksident me makinë” dhe se kishte humbur kontrollin e automjetit.

Detaje të tjera të hetimit

Dy policët, Gary Cowan dhe Kelly Ferris, u dërguan në spital dhe u diagnostikuan me lëndime të qafës (whiplash).

Ekspertiza e makinës së Kastratit nuk gjeti defekte para përplasjes. Një ekspert i aksidenteve, Pc Ian Nish, deklaroi se kishte “qartë shpejtësi të lartë të përfshirë”, por nuk mund të përcaktonte nivelin e saj. Ai pranoi se një dallim prej 18 PSI në presionin e gomave të pasme ishte “domethënës”.

Nish tha se nuk kishte marrë material filmik (CCTV) dhe nuk kishte bërë vlerësim të shpejtësisë për shkak se automjeti ishte përplasur me një tjetër mjet.

Gjykimi vazhdon.

Video

Tensionohet protesta para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve që kanë shoqëruar protestën pranë Kuvendit. Mes tyre është edhe Arben Kola, një nga organizatorët e protestës. Kola shihet teksa terhiqet nga këmbët e duart nga disa efektivë policie, ndërsa mban ende në dorë megafonin që përdorte gjatë protestës.

Policia ka shoqëruar disa qytetarë gjatë protestës së mbajtur pranë Parlamentit. Në pamjet nga vendngjarja shihen disa protestues të shtrirë në tokë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.

Pak para nisjes së seancës plenare, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi u zhvillua pak ditë pas prezantimit të platformës “Besa”, të cilën Rama e ka cilësuar si kthesën e mandatit të katërt.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news