Sport 2026-09-05 12:01:51 Nga VNA

Barcelona zgjedh pesë kapitenët për sezonin e ri, surpriza është Lamine Yamal

Ndaje në Whatsapp
Barcelona zgjedh pesë kapitenët për sezonin e ri, surpriza

Barcelona ka përcaktuar grupin e pesë kapitenëve që do të udhëheqin skuadrën gjatë sezonit 2026/2027. Raphinha, Pedri, Eric Garcia, Frenkie de Jong dhe Lamine Yamal do të jenë lojtarët që do të mbajnë shiritin e kapitenit, me brazilianin Raphinha që do të ketë përgjegjësinë e kapitenit të parë.

Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, Hansi Flick kishte vendosur fillimisht që Raphinha, Pedri dhe Eric Garcia të ishin pjesë e grupit të kapitenëve, ndërsa për pozicionet e tjera u zhvillua një votim brenda skuadrës. Në përfundim, Frenkie de Jong dhe Lamine Yamal iu bashkuan treshes.

Raphinha është konfirmuar si kapiteni i parë, ndërsa Pedri do të jetë i dyti. Braziliani ka fituar besimin e veçantë të Flick dhe e ka mbajtur tashmë shiritin në këtë fillim sezoni, përfshirë edhe ceremoninë e Trofeut Joan Gamper.

Eric Garcia është një tjetër prej lojtarëve që ka fituar gjithnjë e më shumë peshë në dhomën e zhveshjes. Mbrojtësi spanjoll vlerësohet për profesionalizmin dhe karakterin e tij, ndërsa Frenkie de Jong mbetet një prej futbollistëve me më shumë eksperiencë në skuadër, veçanërisht pas largimit të Marc-Andre ter Stegen dhe Ronald Araujos.

Megjithatë, zgjedhja që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ajo e Lamine Yamalit. Sulmuesi spanjoll, pavarësisht moshës së re, është tashmë një prej figurave kryesore të Barcelonës dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të klubit. Performancat e tij në fushë dhe pesha që ka fituar brenda skuadrës kanë bërë që ai të përfshihet në grupin e kapitenëve.

Ndryshimi në hierarkinë e kapitenëve vjen pas largimit të Ter Stegen dhe Araujo, të cilët ishin pjesë e grupit drejtues të sezonit të kaluar. Barcelona kishte nisur sezonin e ri me nevojën për të riformuar strukturën e kapitenëve dhe Flick kishte bërë të qartë se votimi i skuadrës do të përcaktonte përfundimisht hierarkinë.

Kështu, Barcelona do të ketë një grup kapitenësh që kombinon eksperiencën me energjinë e brezit të ri, ndërsa Raphinha dhe Pedri do të jenë dy figurat kryesore të këtij grupi për sezonin 2026/2027.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news