Sport 2026-09-02 17:24:32 Nga VNA

Goditi zyrtarin e ndeshjes, Disiplina dënon presidentin e Vllaznisë: 15 ndeshje pezullim për Alban Xhaferin

Ndaje në Whatsapp

Goditi zyrtarin e ndeshjes, Disiplina dënon presidentin e Vllaznisë:

Komisioni i Disiplinës ka marrë masa të forta pas tensioneve të regjistruara në ndeshjen mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

Presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi, është dënuar me 15 ndeshje pezullim për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Gjatë gjithë periudhës së pezullimit, Xhaferit i ndalohet gjithashtu hyrja në stadiume.

Masë disiplinore është marrë edhe ndaj trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj vendimeve të arbitrave. Tensionet erdhën në një takim ku shkodranëve iu anuluan edhe dy gola për pozicion jashtë loje.

Për shkelje të rregullave themelore të sjelljes ndaj zyrtarëve të ndeshjes, Martini është dënuar me 6 javë pezullim.

Ndëshkimit nuk i ka shpëtuar as Elbasani. Klubi verdheblu është gjobitur me 1 milion lekë për organizim jo të mirë të ndeshjes ndaj Vllaznisë.

Ndërkohë, tensione pati edhe në sfidën Skënderbeu-Dinamo. Trajneri i kryeqytetasve, pas protestave ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, është dënuar me dy ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news