Bota 2026-09-12 10:19:08 Nga VNA

Arizona padit L’Oreal për produktet e flokëve: akuzon kompaninë se fshehu rrezikun për kancer te gratë

Ndaje në Whatsapp

Arizona padit L’Oreal për produktet e flokëve: akuzon

Shteti i Arizonës ka ngritur padi kundër kompanisë franceze L’Oreal SA dhe filialit të saj në Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar gjigantin e kozmetikës se ka fshehur prova për rreziqet shëndetësore të produkteve për drejtimin kimik të flokëve.

Padia është depozituar të enjten në një gjykatë shtetërore nga Prokurorja e Përgjithshme e Arizonës, Kristin Mayes. Sipas Reuters, Arizona bëhet shteti i parë amerikan që padit L’Oreal për rreziqet e dyshuara të kancerit të lidhura me këto produkte.

Në padi pretendohet se L’Oreal ka shkelur ligjet për mbrojtjen e konsumatorit, duke tregtuar produktet e ashtuquajtura “hair relaxers” pa paralajmëruar përdorueset për rrezikun e mundshëm të kancerit ovarian dhe atij të mitrës.

Këto produkte përdoren kryesisht nga gratë afro-amerikane, pasi shërbejnë për drejtimin kimik të flokëve. Sipas padisë, kompania dyshohet se ka vazhduar t’i reklamojë dhe shesë ato, pavarësisht pretendimeve se ekzistonin të dhëna mbi lidhjen e tyre me sëmundje të rënda.

Çështja e ngritur nga Arizona vjen në një kohë kur L’Oreal përballet edhe me mijëra padi të ngjashme nga përdoruese dhe familjarë të tyre në SHBA. Paditë pretendojnë se ekspozimi ndaj këtyre produkteve ka shkaktuar ose ka rritur rrezikun për kancer te gratë që i kanë përdorur për vite me radhë.

Në qendër të çështjes është pyetja nëse kompania kishte dijeni për rreziqet e mundshme dhe nëse konsumatorët janë informuar siç duhet për to. Autoritetet e Arizonës kërkojnë që L’Oreal të mbahet përgjegjëse për mënyrën se si i ka tregtuar produktet dhe për mungesën e paralajmërimeve ndaj grave që i përdornin.

Padia e Arizonës mund të hapë një kapitull të ri ligjor për industrinë e kozmetikës, veçanërisht për produktet kimike të flokëve që prej vitesh janë pjesë e tregut amerikan dhe janë përdorur gjerësisht nga komunitete të caktuara të grave.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news