Bota 14 December 2024, 09:26 Nga VNA

Dronë misterioz mbi Nju Xhersi? Reagime në Kongres

Ndaje në Whatsapp
Dronë misterioz mbi Nju Xhersi? Reagime në Kongres

Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dronët misterioz që janë shquar duke fluturuar natën, mbi zona të ndjeshme në Nju Xhersi dhe pjesë të tjera ndërmjet shteteve verilindore dhe juglindore të vendit, duhet "të goditen e të rrëzohen, nëse do të jetë e nevojshme". Por deri tani mbetet e paqartë se kush i zotëron avionët pa pilot, ose nëse janë vërtet të tillë.

"Ne duhet të bëjmë disa analiza shumë urgjente të informacioneve të inteligjencës dhe t'i heqim ato nga qielli, veçanërisht nëse fluturojnë mbi aeroporte ose baza ushtarake", tha të enjten senatori Richard Blumenthal ndërsa shqetësimet për dronët u përhapën në të gjithë Kongresin.

Persona të ndryshëm në rajonin e Nju Jorkut janë gjithashtu të shqetësuar se dronët po fluturojnë në të njëjtën hapësirë ajrore me linjat komerciale tha ai, duke kërkuar më shumë transparencë nga administrata Biden.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se pas një shqyrtimi të çështjes rezulton se shumë prej tyre në të vërtetë janë avionë me pilot që fluturojnë në mënyrë të ligjshme. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se nuk kishte njoftime se objektet ishin parë në ndonjë hapësirë ajrore ku ndalohet fluturimi. Ai tha se Roja Bregdetare nuk kishte zbuluar ndonjë përfshirje të ndonjë vendi të huaj nëpërmjet anijeve.

"Ne nuk kemi asnjë provë për momentin që njoftimet për dronë të paraqesin një kërcënim për sigurinë kombëtare ose publike, ose kanë një lidhje me ndonjë vend të huaj", tha zoti Kirby.

Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh tha se ata nuk ishin dronë ushtarake amerikane.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të enjten pasdite, FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare thanë se ata dhe agjencitë partnere federalë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Shtetit të Nju Xhersit, “kanë vendosur në punë personel dhe teknologji për të hetuar rreth situatës dhe për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për dronë apo aeroplanë me pilot, apo thjesht për një pasqyrim të gabuar të asaj që persona të ndryshëm mund të kenë parë”.

Agjencitë thanë se nuk kanë vërtetuar asnjë nga njoftimet dhe se nga rishikimi i imazheve në dispozicion duket se shumë nga ata që janë njoftuar se ishin dronë, janë në të fakt avionë me pilotë.

Numri i personave që kanë njoftuar se kanë parë dronë është rritur ditët e fundit, por zyrtarët thonë se shumë nga objektet fluturuese mund të kenë qenë avionë dhe jo dronë. Po kështu ekziston mundësia që një dron i vetëm të jetë raportuar më shumë se një herë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme