Kronika 10 May 2025, 22:10 Nga VNA

Denoncim për blerje votash dhe të shtëna me armë në Pilafë, reagon Policia

Ndaje në Whatsapp
Denoncim për blerje votash dhe të shtëna me armë në

Një incident i dyshuar për blerje votash është raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafë, Njësia Administrative Tomin, në qarkun e Dibrës. Rreth orës 20:25, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, Xh.Gj., ka telefonuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, duke denoncuar se një shtetas ishte ndaluar pasi dyshohej se po shpërndante para në këmbim të votave.

Sipas të njëjtit denoncim, një person tjetër, gjatë largimit nga vendngjarja, dyshohet se ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas sinjalizimit, është ngritur grupi hetimor i DVP Dibër. Hetimet po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokurorinë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të ndaluar, ndërsa Policia vijon hetimet për të verifikuar të gjitha pretendimet.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme