Bota 3 Shtator 2025, 16:12 Nga VNA

Rrëfime nga Gaza, kur heshtja s'është më opsion

Ndaje në Whatsapp
Rrëfime nga Gaza, kur heshtja s'është më opsion

“Në një moment të caktuar, e urreja Gazën. Doja vetëm të largohesha prej andej. Doja të studioja në Amerikë dhe të bëhesha një regjisor i madh. Doja të fitoja një Oscar. Të gjitha ëndrrat e mia ishin përtej detit. Mendoj se thjesht isha i zemëruar me faktin se sa shumë ishte e rrethuar Gaza, të kufizon në kaq shumë mënyra. Disa nga burrat këtu kanë një mentalitet të ngushtë. Doja t’i hidhja të gjithë jashtë Gazës që të mund të shihnin botën, dhe pastaj t’i sillja sërish mbrapsht, me këndvështrime të ndryshme dhe mendime të ndryshme. Por ka gjithashtu një gjeni në njerëzit këtu. Sepse do të duheshin dekada kërkimesh për të kuptuar se çfarë na imponon trauma që në moshë shumë të vogël. Nuk ke privilegjin të shkëputesh nga realiteti. Nuk mund ta injorosh këtë mut. Dronët, rrënojat, gjaku, fëmijët që luftojnë për ushqim e ujë. Është gjithçka përreth teje. Një i bardhë që jeton në Evropë është në gjendje të thotë se nuk i intereson politika, sepse nuk është i ekspozuar ndaj pasojave të drejtpërdrejta. Por nëse edhe vetëm një nga gjërat që ndodhin çdo ditë në Gaza do të ndodhte në Perëndim, do të lëvizte kombet. Në orën e shkencave politike kemi mësuar gjëra si etika, të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare. Por jeta në Gaza do të të mësojë se këto gjëra janë vetëm propagandë. Propaganda që na ka mashtruar duke na bërë të besojmë se nëse vetëm njerëzit do të dinin çfarë po ndodhte, do ta ndalonin. Ishte ky mendim naiv që na çoi, të paktën mua dhe të gjithë miqtë e mi, të filmonim dhe dokumentonim dhe flisnim dhe ndanim në Instagramet tona të çmendura. Por e kam humbur vullnetin. Është shumë rraskapitëse. Të gjithë janë shkëputur nga realiteti ynë. S’kemi ç’të hamë, por kemi këto telefona. I shohim miqtë tanë ndërkombëtarë duke jetuar ditët e tyre normalisht. Me kë po flasim? Nuk mund të mbështetesh në ndërgjegjen dhe busullën morale të atyre që janë në pushtet. Kemi provuar për kaq shumë kohë. Nuk funksionon. Duhet t’u bësh presion. Duhet t’ua ndalosh sistemet. Duhet të lëvizësh dhe të mobilizosh dhe të pengosh dhe të protestosh dhe t’u shkaktosh kosto. Është e vetmja gjë që dëgjojnë. Jeta në Gaza të mëson. Për shumë kohë doja të largohesha, por tani nuk ndjej se mund të përballoj të jetoj në ndonjë vend tjetër në këtë botë. Gaza më duket si i vetmi vend i vërtetë i mbetur në tokë.”

Info 

Nour Alsaqqa është përgjegjësja për komunikimin e Mjekëve Pa Kufij (MSF) në Gaza. Kur vendosa ta realizoja për herë të parë këtë seri, zyra qendrore e MSF më paralajmëroi se i gjithë stafi palestinez ishte i rraskapitur dhe i traumatizuar. Më thanë: ‘Të provojmë një intervistë dhe të shohim si shkon.’ Me këtë, donin të thoshin: ‘Të provojmë një intervistë dhe të shohim çfarë vendos Nour.’ Sepse Nour ishte e vetmja pjesëtare e ekipit të komunikimit në Gaza. Ishte Nour ajo që vendosi të thellohej dhe ta kthente atë në një seri të plotë. Ishte Nour ajo që arriti të siguronte të gjitha këto intervista, në kushte nga më të vështirat. Dhe ishte Nour ajo që mori përsipër të realizonte portrete të mrekullueshme të të gjithë personazheve të intervistuar, në mënyrë që historitë e tyre të mund të paraqiteshin në të njëjtin stil me ato të mbledhura në New York City. 

Burimi: New York City 

 

 

Video

Papa Leo XIV zhvilloi një takim miqësor në Sheshin e Shën Pjetrit, ku priti ekipin e basketbollit Harlem Globetrotters. Gjatë takimit, atmosfera ishte e çlirët dhe simbolike, duke theksuar rolin e sportit si një mjet për afrimin e kulturave dhe promovimin e mesazheve pozitive.

Gazetari Mohammed Washah është vrarë në Gaza si pasojë e një sulmi ajror izraelit që goditi automjetin e tij. Al Jazeera konfirmoi vdekjen, ndërsa autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi incidentin. Më herët, Izraeli kishte ngritur akuza ndaj gazetarit për lidhje të dyshuara, të cilat janë mohuar.

Ti nuk numëron veten, se po ta numëroje do ishin 13 milion. Hy e dil.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme