Bota 2 September 2025, 13:57 Nga VNA

Marrëveshja Rusi-Kinë për ndërtimin e gazsjellësit të ri

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshja Rusi-Kinë për ndërtimin e gazsjellësit

Gazprom nënshkruan në Pekin një “marrëveshje juridikisht të detyrueshme”. Lideri kinez lavdëron lidhjet me Moskën dhe përmend propozimin e tij për një rend të ri botëror: “Të bashkëpunojmë për një qeverisje globale më të drejtë.”

Gjiganti energjetik rus Gazprom ka nënshkruar një “marrëveshje juridikisht të detyrueshme” për ndërtimin e gazsjellësit Power of Siberia 2 drejt Kinës dhe të gazsjellësit tranzitues Soyuz Vostok që kalon përmes Mongolisë. Lajmi raportohet nga Bloomberg, duke cituar deklaratën e kreut të Gazprom, Alexey Miller, për agjencinë Interfax.

Aktualisht, Rusia i furnizon gaz Kinës përmes një gazsjellësi tjetër, Power of Siberia, me një kapacitet transporti të parashikuar prej 38 miliardë metra kub në vit. Duke filluar nga viti 2027, e ashtuquajtura “rruga e Lindjes së Largët” pritet të rrisë fluksin vjetor të gazit rus drejt Kinës me 10 miliardë metra kub të tjerë.

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan shkurtimisht në Pekin, si dëshmi e marrëdhënieve të ngushta që të dy kanë zhvilluar pas pushtimit të Ukrainës nga Moska. Xi e priti Putinin në Sallën e Madhe të Popullit, duke e quajtur atë një “mik të vjetër”. Ai shtoi, sipas mediave shtetërore kineze, se “marrëdhëniet Kinë-Rusi i kanë rezistuar ndryshimeve të rrethanave ndërkombëtare”, duke i cilësuar si “një shembull i mirë i miqësisë mes fqinjëve, koordinimit strategjik global dhe bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë.”

XI për një rend të ri botëror: "Të ndërtojmë një sistem më të drejtë të qeverisjes globale"

"Nisma ime për qeverisjen globale ka për qëllim të bashkëpunojë me të gjitha vendet që ndajnë të njëjtat ideale për të mbështetur fuqishëm qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së dhe për të promovuar ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe të barabartë të qeverisjes globale", tha Xi Jinping gjatë takimit me Putinin.

Xi përsëriti propozimin e tij për një rend të ri botëror, të paraqitur një ditë më parë në samitin e SCO-së në Tianjin, për të tejkaluar sistemin aktual të dominuar nga SHBA. Putin e mbështeti nismën, duke e quajtur atë "shumë të përshtatshme dhe të nevojshme" dhe shtoi se ajo do të ketë një rol të rëndësishëm në "zgjidhjen e deficitit të qeverisjes globale", sipas kanalit shtetëror CCTV.

 

Putin e falënderoi “mikun e dashur” Xi Jinping për “pritjen e ngrohtë” në Kinë. Sipas tij, marrëdhëniet bilaterale kanë arritur në një “nivel të paprecedentë”. "Komunikimet tona të ngushta pasqyrojnë natyrën strategjike të lidhjeve ruso-kineze, të cilat janë aktualisht në një nivel të pashembullt", shtoi Putin. "Kemi qenë gjithmonë bashkë në të kaluarën dhe do të jemi edhe në të ardhmen."

Takimet me liderët e tjerë aziatikë dhe projekti përmes Mongolisë

Që në mëngjes, Xi ka zhvilluar takime bilaterale me presidentin e Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev dhe me kryeministrin pakistanez Shahbaz Sharif.

Më pas, ai u takua edhe me presidentin mongol Ukhnaa Khurelsukh, në një takim që u kthye në trilateral, për shkak të përfshirjes së Putinit. Kjo treshe ishte veçanërisht në vëmendje për shkak të spekulimeve për zhbllokimin e projektit të gazsjellësit Power of Siberia 2, me qëllim të paktën dyfishimin e kapacitetit aktual të transportit të gazit nga Rusia në Kinë. Përveç rezervave që Pekini ka për planin, trasa e parashikuar përfshin ndërtimin e një segmenti përmes territorit të Mongolisë.

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un në Kinë me zyrtarë të lartë të partisë dhe qeverisë

Lideri koreano-verior Kim Jong-un po shoqërohet nga zyrtarë të lartë të Partisë së Punëtorëve dhe të qeverisë gjatë vizitës së tij të pazakontë në Kinë, me ftesë të presidentit Xi Jinping, për të marrë pjesë në një ceremoni me rastin e 80-vjetorit të Luftës së Rezistencës Popullore Kineze kundër agresionit japonez dhe të Luftës Botërore antifashiste.

Sipas gazetës Rodong Sinmun, treni special dhe i blinduar i Kim-it ka kaluar kufirin me Kinën herët në mëngjes. Fotot e postuara tregojnë se në bord ndodhen ministrja e Jashtme Choe Son-hui dhe drejtori i Departamentit Ndërkombëtar Kim Song-nam. Nuk dihet nëse gruaja e tij, Ri Sol-ju, apo vajza e tij Ju-ae janë me të.

Pak para nisjes, sekretarët e Partisë Jo Yong-won dhe Kim Tok-hun u panë duke marrë udhëzime nga Kim në stacionin hekurudhor të Phenianit. Është e pazakontë që mediat shtetërore të raportojnë menjëherë për një udhëtim të jashtëm të liderit suprem – për shembull, gjatë vizitës së tij në Rusi në shtator 2023, lajmi u bë publik vetëm dy ditë pas largimit nga Pheniani.

Treni i Kim-it pritet të mbërrijë në Pekin pasdite, në prag të ngjarjes përvjetore, pasi të ketë kaluar urën mbi lumin Yalu që lidh qytetet Sinuiju dhe Dandong. Udhëtimi nga Pheniani në Pekin zakonisht zgjat rreth 20 orë, për shkak të trenave të blinduar dhe të rëndë, të cilët lëvizin me një shpejtësi maksimale prej 60 km/h. Kjo është vizita e parë e Kim-it në Kinë pas gati 7 vitesh.

Për më tepër, Koreja e Veriut ka zbuluar se lideri ka vizituar të hënën një institut të Akademisë së Përgjithshme të Materialeve Kimike nën Administratën Raketore të vendit dhe ka takuar ekspertë të kërkimeve për materiale kompozite të fibrave të karbonit. Sipas KCNA, "shoku i respektuar Kim Jong-un" ka folur për arritjet në kërkime të aplikuara në motorët, të cilët janë në gjendje të gjenerojnë një shtytje maksimale prej 1.960 kilonewton, për t’u përdorur në raketat balistike ndërkontinentale Hwasongpho-19 dhe në raketën e gjeneratës së re Hwasongpho-20.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme