Kronika 19 Gusht 2024, 18:15 Nga VNA

Atentati te “Komuna e Parisi”/ Polici e qëlloi 6 herë 45-vjeçarin që i ngacmonte partneren

Ndaje në Whatsapp
Atentati te “Komuna e Parisi”/ Polici e qëlloi 6 herë

Erjon Goxhara, me detyrë efektiv policie është autori që i bëri atentat ditën e sotme 45-vjeçarit Lorenc Kosta në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Goxhara ka qëlluar 6 herë herë me armë zjarri drejt Kostës, teksa këtë të fundit e kanë kapur më së paku dy plumba në këmbë, duke e lënë të plagosur. 45-vjeçarit në fillim i kanë ardhur në ndihmë disa turistë që u ndodhën aty dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Mësohet se Lorenc Kosta ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, ndërsa Erjon Goxhara ka qenë me një automjet tip “Mitsubishi” dhe i veshur me një bluzë të kuqe në momentin kur ka kryer atentatin dhe pas krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Sipas hetimeve mësohet se Lorenc Kosta dyshohet t’i ketë ngacmuar partneren efektivit Erjon Goxhara, pasi partnerja e efektivit dhe i plagosuri kanë punuar së bashku te KESH. Më pas efektivi ka ndërmarrë aktin ekstrem duke i bërë atentat me armë zjarri. I plagosuri Lorenc Kosta së fundmi, 45-vjeçari punonte tek Enti Rregullator i Energjisë.

Për ngjarjen reagoi edhe kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili edhe pse tha se kishte komunikuar me autorin, i bëri sërish thirrje përmes mediave që të vetëdorëzohej. Ai më tej tha se polici ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe se sipas tij veprimi i autorit tregon se nuk ka dashur ta vrasë.

"Rreth orës 14:00, në rrugën “Tish Daija” shtetasi  E.G punonjës policisë në strukturat për Migracionin në Tiranë ka plagosur një 45-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesinë mjeteve. Policia po kryen veprimet e domosdoshme hetimore. Po punojmë për ta lokalizuar dhe kapur autorin e kësaj ngjarjeje. Mundësia me e madhe është të ketë qëlluar me armën e shërbimit, por nuk mund ta themi në këto momente. Motivet janë të dobëta.

Jemi duke zhvilluar hetime. Mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Jemi duke kryer hetimet. Besoj në orët e pasdites do të kemi një komunikatë të plotëpër gjithë veprimet hetimore dhe motivet që kanë shtyrë në ktë ngjarje. Punonjësi i policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë që ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket nga komunikimet me mjekët i plagosuri nuk është në rrezik ekstrem për jetën”, tha Vocaj.

 

Njoftimi Policise

Tiranë

1.

Lidhur me ngjarjen e datës 19.08.2024, ku rreth orës orës 14:30, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi Lorenc Vasil Kosta, i datëlindjes 14.12.1979, lindur në Berat dhe banues në Tiranë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Agjensinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Drejtoria Rajonale Tiranë, pas kryerjes se veprimeve të thelluara hetimore dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur indentifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Erjon Goxhara, 46 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga terësia e veprimeve të thelluara hetimore e procedurale, si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, pyetja e dëshmitareve okularë, ka rezultuar se me datë 19.08.2024, rreth orës 14:00, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, Tiranë, shtetasi Erjon Xhevdet Goxhara i datëlindjes 27.01.1978, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, jashtë shërbimit, për motive të dobëta ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Lorenc Vasil Kosta, i datëlindjes 14.12.1979, banues në Tiranë, me arsim të lartë, i cili si pasojë e të shtënave ka marrë disa plagë në trup (bark dhe gjymtyrët e poshtme).

Menjëherë pas ngjarjes i dëmtuari Lorenc Kosta, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa autori i dyshuar Erjon Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i’u shmangur ndjekjes policore.

Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gëzhoja kalibër 9 mm, 1 (një) predhë me ngjyrë bronxi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronxi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, etj.

Lidhur më këtë ngjarje, janë sekuestruar dhe këqyrur pamjet filmike, të administruar nga disa subjekte private në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat të hetimit, disa shtetas, dëshmitar okularë, dhe familjarë të autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit, janë këqyrur të dhënat/komunikimet elektronike etj.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova, të kësaj ngjarje kriminale, lokalizimin dhe kapjen e autorit Erjon Goxhara, i cili është shpallur në kërkim.

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetur nga Forcat Speciale RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar në një operacion të gjërë kërkimi, lokalizimi dhe kapjen e personit të kërkuar, kryesisht në përiferi të Tiranës ku dyshohet se autori është larguar pas ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për cilindo që jep informacion të saktë për vendodhjen e personit të kërkuar Erjon Goxhara, vë në dispozicion si shpërblim shumën prej 10.000 euro, si dhe numrin kontaktit celular 0694111546, duke siguruar anonimatin e plotë.

-

2.

Në vijim të njoftimit të dhënë për gjetjen të vetëvarur në banesë të shtetasit amerikan Matthew Janes Wertz, i datëlindjes 11.03.1971, dhe në vijim të veprimeve hetimore, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).

Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin. Shtetasi Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor tëJuridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosdoshme procedurale s: këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si;

- litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;

- një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;

- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;

- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;

- një telefon celular;

- katër kompjutera laptop;

- një shkop bejzbolli;

- një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;

- një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.

Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.

Të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë për veprat penale, “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit” parashikuar nga neni 207/b i Kodit Penal.

 

Video

Arrestohet Zhimin Qian, mashtroi 100,000 investitorë, u zbulua gjatë përpjekjeve për të blerë prona luksoze me para të vjedhura.

Një pjesë e urës 758-metërshe u shemb pas rrëshqitjes së dherave në Kinë. Nga shembja nuk ka viktima, pasi ura ishte mbyllur për shkak te çarjeve.

Qindra qytetarë protestuan në Beograd kundër planit për shembjen e ish-shtabit të ushtrisë, ku parashikohet ndërtimi i një kompleksi luksoz hotelesh nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.

Zbulim mahnitës në kufirin Shqipëri–Greqi! Raportohet se rrjeta më e madhe e merimangës në botë është zbuluar në një shpellë squfuri në Sarantaporo, në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë! Sipas studimit të botuar në revistën Subterranean Biology, shkencëtarët kanë numëruar mbi 111 mijë merimanga që formojnë një rrjetë kolosale prej rreth 350 metrash përgjatë murit të një tuneli të errët e të ngushtë. Kjo është hera e parë që dokumentohet sjellje koloniale e këtij lloji në merimanga — një zbulim që ka befasuar botën shkencore dhe mund të përfaqësojë rrjetën më të madhe të merimangave të njohur deri më sot!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme