Kronika 8 August 2024, 17:47 Nga VNA

Arrestohen dy infermere për ngjarjen e rëndë në azilin e Tiranës, thirrën agjencinë funerale të merrte viktimin pa njoftuar policinë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen dy infermere për ngjarjen e rëndë në azilin e

Lidhur me ngjarjen e rëndë në një azil në Tiranë ku një i moshuari Zyhdi Shehi ka vrarë me bastun Virxhil Veshon, pas një  sherri për krevatin kanë dalë detaje të reja. Policia e Tiranës ka ndaluar dy infermierë.

Ata e kanë nxjerrë viktimën jashtë dhe kanë kërkuar agjencisë funerale ta merrte pas ngjarjes në azil. Por agjencia funerale e ka kthyer trupin në azil dhe ka njoftuar më pas policinë. Infermieret kanë thënë se menduan që viktima Virxhil Vesho kishte rënë dhe ishte dëmuar.

Dy infermierët janë ndaluar dhe po merren në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në një azil privat në Tiranë.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme