Kronika 8 August 2024, 11:39 Nga VNA

Nga Bulqiza në Tiranë, 30-vjeçari vjedh 9 mln lekë nëpër banesa

Ndaje në Whatsapp
Nga Bulqiza në Tiranë, 30-vjeçari vjedh 9 mln lekë

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhjen në një banesë. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”. Policia sekuestroi 2800 euro që iu gjetën 30-vjeçarit, gjatë kontrollit, dhe që janë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën “Mihal Popi”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori ka patur gjatë vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme