Sport 4 May 2024, 18:32 Nga VNA

Zyrtarizohen 3 skuadra të “Final Four” dhe kush bie nga kategoria, ja rezultatet e javës në Kategorinë Superiore (Renditja)

Ndaje në Whatsapp
Zyrtarizohen 3 skuadra të “Final Four” dhe kush bie nga

Java e 34-t e Kategorisë Superiore ka sjell rezultate surprise dhe ka bërë që tabela e klasifikimit të jetë shumë interesante, ndonëse janë zgjidhur shumë prej dilemave të saj.

Fitoret e Vllaznisë e Partizanit dhe humbja e Egnatias, ka bërë që tashmë të jetë e hapur lufta edhe për vendin e parë.

Gjithashtu lufta shkon nga vendi i katërt, deri të vendi i 8 në renditje, ku të gjithë skuadrat janë në lojë paralelisht si për vendin që mbetet në ”Final Four”, ashtu edhe për atë që të çon në play-out.

Kurse barazimi 3-3 mes Erzenit dhe Kukësit thjesht ka dekretuar se edhe shijakasit do u bashkohen verilindorëve në Kategorinë e Parë në edicionin e ardhshëm.

 

REZULTATET:

PARTIZANI-SKËNDERBEU 1-0

VLLAZNIA-DINAMO 1-0

LAÇI-TIRANA 1-0

TEUTA-EGNATIA 1-0

ERZENI-KUKËSI  3-3

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme