Sport 1 May 2024, 18:48 Nga VNA

Sonte gjysmëfinalja e dytë e Champions League, PSG-Dordmund dhe statistikat e përballjeve mes tyre

Ndaje në Whatsapp
Sonte gjysmëfinalja e dytë e Champions League, PSG-Dordmund dhe

Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, PSG-Dordmund është një surpizë e këtij edicioni, pasi asnjë nuk e priste këtë duel në këtë fazë të kompeticionit. Nëse i referohemi numrave, parizienët me në krye Kilian Mbape do të përpiqen të thyejnë fortesën “Siganl Iduna Park”, teksa nuk kanë fituar dot në asnjë rast.

PSG dhe Dordmund janë përballur në total në 6 ndeshje, (përshi edhe dy ndeshje në Europa Ligë, sezonin 2009-2010) ku dominojnë barazimet, tregues se gjithçka është e hapur edhe në planin historik. Janë gjithsej 3 barazime, ndërsa në 2 takime ka fituar ekipi francezë, kundrejt vetëm një suksesi të Dortmundit. Në strehën e verdhezinjëve, Kilië Mbape me shokë nuk e ka bërë kurrë ligjin në Gjermani, 0 fitore, por që mund të ndryshojë mbrëmjen e sotme.

Dy skuadrat kanë kaluar 11 vite nga finalja e fundit që Borusia Dortmund ka arritur, e cila koçidon në etapën 2012-2013. Në atë cikël, drejtoheshin prej Jurgen Klop, ndërsa tani janë me një trajner më të ri dhe me eksperiencë ndjeshëm më të kufizuar, fjala është për Edin Terziç.

Të dyja ekipet vijnë nga një fundjave për t’u harruar, ndonëse me perspektiva të ndryshme në ligat përkatëse. Parisi siguroj në divan titullin kampion në Francë, por u ndëshkua me 3 gola nga ekipi që është promovuar këtë vit në Ligë 1 (PSG-Le Havre 3- 3). Dortmundi nga krahu tjetër mori goditje të fortë ndaj Lajpcig. Të dyja ekipet luftojnë për zonën Champions, megjithatë “demat” fituan bindshëm me rezultatin 4-1. Tashmë Championsi i ka mbetur e vetmja rrugë për t’u prezantuar edhe edicionin e ardhshëm.

 

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme