Ekskluzive 22 August 2024, 18:33 Nga VNA

VNA siguron detaje nga hetimi i kontejnerëve me mbetje toksike, Prokuroria urdhëron sekuestrimin e dokumenteve në Doganën e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
VNA siguron detaje nga hetimi i kontejnerëve me mbetje toksike, Prokuroria

Prokuroria e Durrësit urdhëron sekuestrimit e dokumentave në Doganën e Durrësit që lidhet me eksportin e 102 kontejnerëve me mbetje të Kurum që janë eksportuar nga kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës, mbetje të cilat dyshohet se janë toksike dhe është vendosur të kthehen mbrapsht në Shqipëri.

Lajmi konfirmohet për VNA nga burime të besuara pranë grupit rë hetimit. Po ashtu burimet thanë se ëhstë ngarkuar policia gjyqësore me pyetjen e të gjithë doganierëve që janë marrë me procedurat e eksportit të ngarkesës.

Prokuroria është duke hetuar për shpërdorim detyrë dhe transportim të mbetjeve toksike  pas skandalit që ka shpërthyer së fundmi. VNA ka publikuar detaje ekskluzive rreth këtij skandali ndërsa ka publikuar edhe dëshminë e administratores së kompanisë Sokolaj shpk, Gjovana Sokolaj.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme