Sociale 2 July 2025, 08:59 Nga VNA

Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit, tymi mbulon edhe Cërrikun

Ndaje në Whatsapp
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit, tymi mbulon edhe Cërrikun

Zjarri që ka përfshirë prej më shumë se 15 orësh landfillin e Elbasanit vijon të djegë, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën përreth. Prej orëve të para të mëngjesit, dhjetëra efektivë zjarrfikës po vijojnë përpjekjet për fikjen e flakëve, por era e fortë po e bën të vështirë ndërhyrjen dhe po favorizon përhapjen e zjarrit.

Gjatë natës, tymi toksik mbuloi qytetin e Elbasanit ndërsa era frynte nga perëndimi në drejtim të lindjes. Ndërkohë, me ndryshimin e drejtimit të erës, reja e tymit është zhvendosur dhe tashmë ka mbërritur deri në qytetin e Cërrikut, në anën perëndimore të Elbasanit, duke rritur shqetësimin për banorët e zonës.

Autoritetet janë ende në terren, por për shkak të sipërfaqes së madhe të mbeturinave që digjen dhe erës së fortë, zjarri vazhdon të mbetet aktiv, ndërsa mbetet e paqartë se kur mund të vihet nën kontroll plotësisht.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme