Sociale 30 June 2025, 11:13 Nga VNA

Zjarri tek tregu ambulant në Durrës, nis hetimi ndaj pronarit

Ndaje në Whatsapp
Zjarri tek tregu ambulant në Durrës, nis hetimi ndaj pronarit

Një ditë pas zjarrit që përfshiu tregun ambulant në Durrës, Policia ka proceduar pronarin e tij. Mësohet se ka nisur hetim në gjendje të lirë për pronarin e tregut dhe pritet akt-ekspertiza përfundimtare për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Nga provat e grumbulluara deri më tani dyshimi më i fortë mbetet për shkëndijë elektrike që mund të jetë bërë shkak për ngjarjen. Prefekti i qarkut Durrës Emiljano Jani theksoi se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, pasi tregu nuk plotëson kushtet teknike dhe ka infrastrukturë të përkohshme, me lidhje elektrike jo të standardizuara.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme