Kronika 27 July 2026, 11:28 Nga VNA

Tubimi para Parlamentit, Gjykata e Tiranës liron dy protestuesit e arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Tubimi para Parlamentit, Gjykata e Tiranës liron dy protestuesit e

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia e izolimit dy protestuesit, të cilët u arrestuan gjatë protestës para Parlamentit të enjten, më 23 korrik. Gjyqtarja Amarilda Sulaj, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, caktoi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit për protestuesit Artemisa Islamaj dhe Orion Peçi.

Gjatë protestës, nga hedhja e sendeve të forta dhe mjeteve piroteknike u lënduan 6 efektivë policie. Nën hetim janë 30 protestues.

Në Shqipëri, protestat ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama zgjasin prej dy muajsh.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme