Bota 27 August 2024, 10:47 Nga VNA

Trump, Harris shkëmbime për debatin e ardhshëm presidencial: Me mikrofona të hapur, apo jo?

Ndaje në Whatsapp
Trump, Harris shkëmbime për debatin e ardhshëm presidencial: Me

Kamala Harris dhe Donald Trump – nuk janë takuar dhe as kanë folur ndonjëherë me njëri-tjetrin, por ata po përplasen në lidhje me kushtet e përballjes së tyre të parë që po planifikohet për në 10 shtator.

Harris po kërkon që të lihen mikrofonat ndezur gjatë gjithë debatit. Është një lëvizje që mund të çojë në shkëmbime më të gjalla dhe të drejtpërdrejta midis dy kandidatëve – ose në aq shumë shkëmbime sa që miliona shikues që priten ta ndjekin mund të kenë vështirësi të dëgjojnë pikëpamjet konkurruese të kandidatëve.

Brian Fallon, zëdhënës i fushatës së zonjës Harris, pohoi se "ndihmësat e Trump-it preferojnë mikrofonin e fikur, sepse ata nuk mendojnë se kandidati i tyre mund të tregohet presidencial për 90 minuta i vetëm".

Ish-Presidenti Trump duket se sinjalizoi se kjo nuk do të bënte ndonjë ndryshim të madh për të, duke u thënë gazetarëve të hënën: "Ramë dakord për të njëjtat rregulla. Nuk e di, nuk ka rëndësi për mua... Marrëveshja ishte se do të ishte njësoj si herën e kaluar. Në atë rast ishin të fikur”.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme