Sociale 24 June 2025, 22:22 Nga VNA

Të tjera lëkundje tërmeti në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Ndaje në Whatsapp
Të tjera lëkundje tërmeti në kryeqytet, ja sa ishte

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së martës, më 24 qershor 2025, në afërsi të Tiranës.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u ndjenë në orën 21:53 me orën lokale, me epiqendër në Nikël, 13 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 119 kilometra në juglindje të Podgoricës.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 5 kilometrash, çka e bëri atë më të ndjeshëm në sipërfaqe.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë lehtë në disa zona të kryeqytetit dhe rrethinave të tij.

Kujtojme qe edhe ne oret e para te mengjesit të sotëm u regjistruan lekundje termeti me magnitute 4.4 te shkalles rihter. Ndërsa gjatë pasdites u regjistrua një tjetër 3.3 ballë.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme