Sociale 23 June 2025, 07:50 Nga VNA

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, dyshohet për

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, flakët vijojnë të jenë aktive dhe nuk janë vënë ende nën kontroll.

Shtëllungat e dendura të tymit janë përhapur në drejtim të zonave të banuara, duke krijuar shqetësim të madh mes banorëve për shkak të ndotjes së ajrit dhe rrezikut për shëndetin publik.

Ky është rasti i tretë brenda tre viteve që fusha e mbetjeve në Kukës përfshihet nga zjarri, çka ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën e menaxhimit të mbetjeve dhe masat parandaluese që duhet të merren nga autoritetet.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë, duke ushqyer dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme. Deri më tani, autoritetet lokale nuk kanë reaguar me një deklaratë zyrtare, ndërsa pritet të nisë një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme