Bota 11 June 2025, 13:53 Nga VNA

Sulmi në Austri, autori ish nxënës shkollës, dyshohet se ishte bullizuar

Ndaje në Whatsapp
Sulmi në Austri, autori ish nxënës shkollës, dyshohet se

Minutë heshtjeje për tmerrin që nuk mund të përshkruhet me fjalë - sulmi më i rëndë amok me armë zjarri në historinë austriake. Tre ditë Austria është në zi.

Dhjetë persona u vranë kur një ish-nxënës hapi zjarr në një shkollë të mesme në Graz, autori i krimit kreu vetëvrasje. Det qirinjsh ndriçon sheshin kryesor të Gracit. Qindra vetë u mblodhën, duke sjellë qirinj, shumë prej tyre me lot në sy.

Shumë e njohin mirë  gjimnazin, "Oberstufenrealgymnasium", që u kthye në një vend vdekjeprurës pak para pushimeve verore kur një ish-nxënës u fut aty, duke qëlluar dhe vrarë qëllimisht nxënës e mësues. "Ky tmerr nuk mund të përshkruhet me fjalë", tha Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

21 vjeçari që kreu sulmin amok, një ish-nxënës pa asnjë regjistrim në polici, ishte i papunë dhe nuk e kishte mbaruar shkollën. Thuhet se është ndjerë viktimë e bulizmit. Pyetjet më urgjente që ngrihen nga mjaft austriakë tani: si mundet që ky djalë të mund të merrte lejen për armë, kur Austria ka ligje kaq të rrepta për armët.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme