Politika 23 May 2026, 07:47 Nga VNA

Sot formaliteti për zgjedhjen e Sali Berisha, votohet në 90 qendra votimi 

Ndaje në Whatsapp
Sot formaliteti për zgjedhjen e Sali Berisha, votohet në 90 qendra

Nga ora 8 e mëngjesit, Partia Demokratike në të gjitha degët e saj në të gjithë Shqipërinë ka nisur procesin e rikonfirmimit të Sali Berishës si kryetar të Partisë Demokratike. Për këtë proces, i cili pritet thjesht të shërbejë si procedurë, janë ngritur 90 qendra votimi, ndërkohë që votat do të numërohen menjëherë pas mbylljes së votimit po në këto qendra.

Por megjithëse janë ngritur 90 qendra votimi, Partia Demokratike nuk ka publikuar një listë votuesish dhe as sa do të jetë numri i tyre që kanë të drejtë vote.

Fleta e votimit ka vetëm një emër, atë të Sali Berishës, ku kërkohet të votohet pro, kundër apo abstenim.

Në këtë proces, Partia Demokratike bllokoi kandidimin e demokratëve të tjerë, qoftë të Ervin Salianjit, për të cilin selia blu thotë se është vetëpërjashtuar, por edhe Mereme Selës, për të cilën Flamur Noka tha se është e vetmja që plotëson kriteret dhe më pas nuk e lejuan të kandidojë. Kjo e fundit po e ndjek çështjen në rrugë ligjore.

 

Por megjithëse janë ngritur 90 qëndra votimi, Partia Demokratike nuk ka publikuar një listë votuesish dhe sa do të jetë numri i tyre që kanë të drejtë vote. 

Fleta e votimit ka vetëm një emër atë të Sali Berishës, ku kërkohet të votohet pro, kundër apo abstenim. 

 

Në këtë proces, Partia Demokratike bllokoi kandidimin e demokratëve të tjerë, qoftë të Ervin Salianjit për të cilin selia blu thotë se është vetëpërjashtuar por dhe Mereme Salën për të cilën Flamur Noka tha se është e vetmja që plotëson kriteret.  

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme