Kripë dhe Piper 30 October 2024, 14:37 Nga VNA

Sokol Xhepa, mjeku në familje artistësh/ Margarita më çoi për provë te filmi filmi ‘Shoku ynë Tili’

Ndaje në Whatsapp
Sokol Xhepa, mjeku në familje artistësh/ Margarita më çoi

Prof. Sokol Xhepa, i ftuar në emisionin “Ndryshe” në TAR me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ndau disa momente të veçanta nga jeta e tij jashtë mjekësisë. Megjithëse me një përvojë 25-vjeçare si një ndër kirurgët vaskularë më të njohur në Shqipëri dhe me trajnime të shumta ndërkombëtare, tema e intervistës ishte e lidhur me pasionin e tij për kinematografinë.

Djali i aktores së shquar Margarita Xhepa dhe vëllai i aktorit të talentuar Ndriçim Xhepa, Sokol Xhepa është rritur mes artit dhe kulturës, duke ndjerë gjithmonë afërsi për botën e kinemasë. Ai rrëfen se nëna e tij e ka çuar një herë në një provë kinematografike për të parë nëse kishte talent, një përvojë që e mbajti të lidhur me këtë fushë në mënyrë të veçantë.

S’kisha talent. Për aktrim? Jo, jo fare. Më provoi Margarita. Më çoi për kino-provë. Kam qenë i vogël në 8-vjeçare. Më çoi në kino-provë. Ka qenë filmi ‘Shoku ynë Tili’. Më dhanë një tekst dhe unë i thashë mamit në autobuz që ‘kot më çon se unë nuk di’. Ka qenë regjisor Fehmi Hoshafi. Bëra kino-provën dhe dola shumë keq. I thashë pastaj i inatosur se i thashë në autobuz që unë nuk bëja për këtë punë.

Përse ky pasion kaq i madh për kinematografinë, kur nuk është pjesë e saj?

Pasion…është mbushje e kohës së lirë. Mua më kujtohet që i vogël kur kishim pushimet e verës, rrishim tek pallati i pionerëve dhe aty ku është kinema Millenium sot ka pas qenë kinemaja e pallatit të pionerëve. Në qoftë se tjerët luanin lojërat e tyre, se ishte shumë e mbushur me aktivitete sportive atëherë, unë isha në kinema.

Lexo gjithashtu

Video

🔴PO NDODH TANI TE RRUGA E ELBASANIT

Problemi nuk janë të pasurit, por ata që nuk po ngopen dot

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme