Kripë dhe Piper 27 October 2024, 16:34 Nga VNA

E vërteta e dashurisë, më shume se një ndjenjë

Ndaje në Whatsapp
E vërteta e dashurisë, më shume se një ndjenjë

“Kur ai ra në dashuri me të, ajo ishte 13 vjet më e madhe se ai. Kur ai u martua me të, ai ishte 28 vjeç dhe ajo 41. Pas përpjekjeve për të mbetur shtatzënë dhe shumë aborteve spontane, ai qëndron pranë saj dhe e mbështet. Ata vendosin të birësojnë dy fëmijë dhe të ndërtojnë familjen e tyre.

Ai përballet me kancerin 6 herë. Ajo e mbështet. Martesa e tyre është 26 vjeçare, ndërkohë që revistat e thashethemeve vazhdojnë të flasin për sa tërheqës është ai në moshën 53 vjeç dhe sa në formë është ajo në moshën 66 vjeç. Ndërkohë, Hugh Jackman dhe Deborah Furness postojnë foto të përbashkëta në Instagram, duke injoruar komentet dhe kritikët toksikë.

Çdo marrëdhënie ka historinë e saj. Rrugën e saj. Por e përbashkëta e të gjitha marrëdhënieve që mbeten të gjalla, nuk është dashuria. Shumë herë vetëm dashuria nuk mjafton.

Është vendimi për të qenë aty, pa marrë parasysh se çfarë ndodh gjatë rrugës. Zgjedhja për të qëndruar kur bëhet e vështirë. Të shohësh botën me të njëjtët sy. Por të mos lejosh që ajo të pengojë udhëtimin tënd në jetë.”

Video

🔴PO NDODH TANI TE RRUGA E ELBASANIT

Problemi nuk janë të pasurit, por ata që nuk po ngopen dot

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme