Rajoni 18 October 2024, 21:18 Nga VNA

Sllovakia nuk ndryshon qëndrim: Nuk e njohim Kosovën

Ndaje në Whatsapp
Sllovakia nuk ndryshon qëndrim: Nuk e njohim Kosovën

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar në Beograd është kujdesur të theksojë se qëndrimi i vendit të tij, sa i përket pavarësisë së Kosovës, mbetej i pandryshuar.

“Kjo është një shkelje e integritetit territorial të Serbisë. Për këtë arsye, Sllovakia, si shumë vende të tjera, nuk e ka njohur Kosovën”, tha kryediplomati sllovak pas takimit me homologun serb Marko Gjuriç.

Ai shtoi se vendi i tij mbështet një dialog intensiv mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë për integrimin e tyre në BE.

Blanar u takua edhe me kreyministrin Vuçeviç, i cili the se vlerëson shumë mbështetjen e Sllovakisë për integritetin territorial të Serbisë dhe qëndrimin e vendosur për të mos njohur Kosovën.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme